BE në Tiranë, “skanon” reformat/ Borrell e Varhelyi marrin pjesë në takimin e 12-të të këshillit të asocim-stabilizimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE në Tiranë, “skanon” reformat/ Borrell e Varhelyi marrin pjesë në takimin e 12-të të këshillit të asocim-stabilizimit

Dy përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, ai për Politkën e Jashtme Joseph Borrell dhe Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi vijnë në Tiranë për të marrë pjesë në takimin e 12-të të Këshillit të Asocim Stabilizimit.

 

Bashkimi Evropian dhe Shqipëria do të analizuojnë përparimet e bëra në rrugën anëtarësuese të vendit tonë në familjen evropiane. Në tryezë BE vjen me rekomandime për qeverinë nga lufta kundër korrupsionit, shteti i së drejtës dhe forcimin e reformave kryesisht në drejtësi dhe ekonomi.

 

Advertisement

Dy nga çështjet për të cilat Bashkimi Evropian kërkon përparime të mëtejshme është lufta kundër korrupsionit në nivele të larta drejtuesish dhe krimit të organizuar.

 

Për BE-në ndjekjet penale dhe dënimet përfundimtare në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një prioritet të cilin Shqipëria duhet ta përmbushë. Nga SPAK kërkohet goditja e mëtejshme e korrupsionit në nivele të larta zyrtarësh.

 

Advertisement

Përballja me krimin e organizuar nënvizohet po aq kyçe për vendin tonë, dhe veçmas kërkohet një angazhim më i madh ndaj trafikut të drogërave. Sekuestrimi, ngrirja dhe konfiskimi i aseteve të botës së krimit duhen çuar përpara.

 

Shqetësuese shihet prodhimi i dokumenteve të identifikimit duke i kërkuar Shqipërisë të garantojë standardet ndërkombëtare në prodhimin e tyre me vëmendjen të mbrojtja e të dhënave personale.

 

Advertisement

Amnistia fiskale dhe pasaportat e arta janë të tjera shqetësime për BE-në. Shpesh herë është paralajmëruar se nëse Shqipëria do të eci para me këto dy nisma që rrezikojnë luftën kundër pastrimit të parave që vijnë nga trafiku i drogës dhe krimit mund të rrezikojë rikthimin e regjimit të vizave.

 

Në 15 dhe 16 mars, dy përfaqësuesit e lartë të BE-së përveç takimit me kryeministrin Edi Rama do të bisedojnë edhe me një grup të rinjsh si dhe do të marrin pjesë në inaugurimin e kullës së Venecias në Durrës, e restauruar me fondet e Bashkimit Evropian.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy