BE reagon për nismën “Ballkani i Hapur”: I mirëpresim angazhimet e liderëve për bashkëpunim rajonal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE reagon për nismën “Ballkani i Hapur”: I mirëpresim angazhimet e liderëve për bashkëpunim rajonal

Bashkimi Evropian i mirëpret angazhimet e liderëve për bashkëpunim rajonal. Kështu është shprehur zëdhënsja e Unionit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Ana Pisonero për Gazetën Express lidhur me nismën e “Open Balkan”.

“Ne i mirëpresim angazhimet e udhëheqësve për bashkëpunimin rajonal, një element thelbësor i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë integrale e Procesit të Stabilizim-Asociimit. Ne e kuptojmë dëshirën për të ecur përpara.

Në të njëjtën kohë, një proces që e përfshin të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është thelbësor. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që rajoni të përparojë në krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, një angazhim politik i marrë nga gjashtë udhëheqësit e rajonit në Samitin e Sofjes vjeshtën e kaluar”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënëses së BE-së, Ana Pisonero.

Pisonero është shprehur se BE është duke krijuar mundësi investimi në rajon përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve dhe se tashmë i takon rajonit që t’i shfrytëzojë këto mundësi në mënyrën e duhur.

Advertisement

“Ne po sjellim mundësi të rëndësishme investimi në rajon nëpërmjet Planit Ekonomik dhe atij të Investimeve. Tani i takon rajonit t’i përdorë ato mirë duke e shfrytëzuar potencialin e tij të plotë ekonomik dhe duke ngritur një treg të përbashkët rajonal bazuar në rregullat e BE-së,” shtoi Pisonero.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy