Bëni Like Struga.info në Facebook


Begaj dekreton ambasadorin Walker/ “I pari që i ekspozoi botës masakrën e Reçakut nga serbët”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Begaj dekreton ambasadorin Walker/ “I pari që i ekspozoi botës masakrën e Reçakut nga serbët”

Presidenti Bajram Begaj ka dekoruar sot me medaljen “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit” ambasadorin William G. Walker. Presidenti shprehet se Walker ishte një ndër diplomatët e parë që i treguan botës për krimet e tmerrshme kundër shqiptarëve të Kosovës, si masakra e Reçakut.

 

Begaj thekson se ai është “njeriu që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës, rajonit tonë dhe të vetë NATO-s” dhe se “falë veprimeve të tij e gjithë bota u informua për krimet në Kosovë”. Begaj përmendi gjithashtu dhe librin që do të botojë Walker lidhur me masakrën e Reçakut”.

 

Advertisement

Fjala e plotë e Begajt:

 

Sot jemi të nderuar që kemi në mesin tonë ambasadorin amerikan Walker, i cili është mik i shqiptarëve dhe mund të them me plot gojën, se është njeriu që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës, rajonit tonë dhe të vetë NATO-s. Ambasadori William Walker është një personalitet ndërkombëtar, diplomat dhe humanist, i cili me punën dhe kontributin e tij krijoi një lidhje të pazgjidhshme me kombin shqiptar dhe me te gjithë qytetarët e Kosovës.

 

Advertisement

Kanë kaluar njëzet e katër vjet,që nga dita kur ambasadori Walker, shef i Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë, u bë dëshmitar i një prej masakrave më të rënda të kryera në Reçak, më 15 janar të vitit 1999.

 

Dyzet e pesë qytetarë të pafajshëm të Reçakut u masakruan mizorisht nga trupat ushtarake dhe paraushtarake të regjimit të Millosheviçit. Ambasadori Walker, i pari, ekspozoi në mbarë botën këtë akt mizor dhe e cilësoi masakrën para mediave si “një krim kundër njerëzimit”.

 

Advertisement

Falë veprimeve dhe angazhimeve të tij e gjithë bota u informua për krimet në Kosovë.

 

E gjithë bota e qytetëruar u trondit!

 

Advertisement

Vendet e qytetëruara dhe demokratike si edhe komuniteti ndërkombëtar reaguan me shpejtësi për të dënuar gjenocidin në zemër të Evropës dhe për t’i dhënë fund regjimit të Millosheviçit në Kosovë.

 

Sot populli i Kosovës prosperon në rrugën e demokracisë dhe lirisë por hijet e atyre kohërave të trishta vërtiten akoma në rajonin tonë, në epokën e një lufte tjetër të re e të përgjakshme në Evropë. Pikërisht për të mos harruar krimet, për të ruajtur paqen dhe për të lënë një botë në paqe për fëmijët tanë, vlerësojmë personalitete si Ambasadori Walker, të cilët më punën dhe përkushtimin e tyre janë bërë shembull që duhen ndjekur dhe kanë hyrë në histori si ruajtës dhe mbrojtës të paqes, jetës, lirisë dhe prosperitetit të qytetarëve të Kosovës, të rajonit e të kombit tonë.

 

Advertisement

I nderuar Ambasador Walker

 

Te jemi mirënjohës për përkushtimin tuaj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për mbështetjen e vazhdueshme të të drejtave të shqiptarëve, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin më të madh të shqiptarëve.

 

Advertisement

Ju do të botoni një libër për Reçakun.

 

Jam i sigurt se ky libër do të jetë një kontribut i rëndësishëm dhe i shtuar për arsyet dhe parimet që bota demokratike, SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë dhe i dhanë fund gjenocidit serb në Kosovë.

 

Advertisement

Për të gjitha këto arsye, por jo vetëm, Ambasadorit William Walker kam nderin t’i jap në emër të shtetit shqiptar dhe në emër të të gjithë shqiptarëve një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit “

 

Duke e mbyllur, ju uroj juve dhe familjes suaj Ambasador një Vit të Ri të mbarë, të shëndetshëm dhe të begatë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy