Begaj homazhe në Ambasadën britanike: Ngushëllime të sinqerta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Begaj homazhe në Ambasadën britanike: Ngushëllime të sinqerta

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II. Zyra e Presidenës njofton se Begaj zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës.

 

Kreu i Shtetit u prit nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Alastair King-Smith dhe më pas la një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës.

 

Advertisement

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj tha se “ishte thellësisht trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të monarkes më jetëgjatë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonëealth-it, Mbretëreshës Elizabeth II”.

 

“Ju dërgoj ju, Familjes Mbretërore dhe të gjithë popullit tuaj ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe të Mbretëreshës suaj të dashur. Ajo ia kushtoi jetën shërbimit ndaj kombit dhe popullit. Kujtimi i saj do të jetë i paharruar!”, theksohet në mesazhin e Presidentit Begaj.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy