Begaj letër Osmanit për Pavarësinë: Jemi pranë Kosovës, përballë çdo sfide

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Begaj letër Osmanit për Pavarësinë: Jemi pranë Kosovës, përballë çdo sfide

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dërguar homologes së tij në Kosovë, Vjosa Osmanit një letër urimi me rastin e 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Begaj thotë se 16-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është një ditë e shënuar për mbarë kombin shqiptar dhe një shembull që tregon se shqiptarët janë kontribuues aktivë për paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.

Begaj gjithashtu shprehet se Shqipëria do jetë gjithnjë në krah të Kosovës.

“Shqipëria do jetë gjithmonë krah Kosovës, në çdo hap të saj, për përballimin e çdo kërcënimi apo sfide, si dhe për anëtarësimet e reja në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”,shkruan Begaj.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy