Begaj për president/ Rama: Arritëm në një konkluzion që përmbush nevojën alarmante për një njeri normal në krye të shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Begaj për president/ Rama: Arritëm në një konkluzion që përmbush nevojën alarmante për një njeri normal në krye të shtetit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar të PS për të mbledhur firmat e nevojshme për kandidaturën e Bajram Begajt për president.

 

Rama tha se Begaj plotëson të gjitha kushtet të një personi që i duhet vendit në këto momente, me atdhedashurinë, punën dhe integriteti

 

Advertisement

“Parashtrimi që bëri kryetari i grupit është shterues. Thjesht dua të falënderoj anëtarët e grupit parlamentar për kontributin e dhënë në këtë proces. Një proces që për natyrën e vet është jo i lehtë.

 

Për shkak se siç e kemi diskutuar jo në një rast bëhet fjalë për të identifikuar një figurë e cila do të përmbushë kërkesa shumë specifike, por në të njëjtën kohë për të garantuar dhe respektin dhe moscenimin e të gjithë kandidatëve potencialë në një proces diskutimi që kthehet në një thashethemnajë të madhe dhe që merr rrugët e pazarit mediatik.

 

Advertisement

Procesi që ne zhvilluam këtu në grup na dha të drejtë në fund. Marrja e propozimeve nga gjithë anëtarësia e grupit me zarfat e sekretuar që pastaj u vunë në dispozicion të Kryesisë së PS-së për një diskutim konkret emër për emër dhe kategori për kategori së bashku me pjesën tjetër të punës që u bë nga komisioni i posaçëm që ne përzgjodhëm, mandatuam për të komunikuar më palët e tjera në parlament, apo për të hapur dhe kanale të tjera komunikimi me përfaqësues të shoqërisë civile këtu në Kuvend na mundësuan që të arrijmë në një konkluzion që përmbush nevojën alarmante që ka ngrehina institcionale e shtetit për një figurë sa të normale aq dhe të pa angazhuar në gjithë përplasjet apo rrugët që kryqëzohen në arenën politike”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy