Begaj pritje për trupin diplomatik në Tiranë: Barrikadat në Veri, logjike agresioni nga Serbia, ashtu si Rusia ndaj Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Begaj pritje për trupin diplomatik në Tiranë: Barrikadat në Veri, logjike agresioni nga Serbia, ashtu si Rusia ndaj Ukrainës

Presidenti i Republikës Bajram Begaj priti në një ceremoni përfaqësues të Trupit Diplomatik në Shqipëri.

 

Në  fjalën e rastit të mbajtur para të pranishmeve, Begaj u ndal fillimisht tek lufta në Ukrainë duke përsëritur vullnetin e Shqiperisë për të qënë në krah të Ukrainës.

 

Advertisement

Më pas Begaj u ndal tek sulmi kibernetik që pësoi vendi ynë, duke e konsideruar sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë ai e quajti si sulm të strukturuar në skuta totalitare.

 

 

“Ndoshta agresorët e fshehur pas pushteteve anti-demokratike mendojnë se vendi ynë i vogël gjeografikisht mundet shpejt e thjeshtë. Por mesa duket, nuk njohin as historinë, dhe as Shqipërinë.  Dua të falënderoj aleatët e partnerët tanë në NATO, e veçanërisht Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e bashkëpunimin që Shqipëria t’i bëjë ballë sulmeve të natyrave të ndryshme e tentativave për të destabilizuar apo dëmtuar vendin tonë”, tha kreu i shtetit.

Advertisement

 

Më tonë mjaft positive dhe vlerësuarese Begaj foli edhe për organizimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor.

 

“E ndërsa flasim për konflikt, nuk kam ndërmend të kaloj heshturazi mbi rrezikun që i kanosej Ballkanit deri para pak ditësh, prej provokimeve me barrikada në veri të Kosovës. Nuk mund të them nëse provokimi me barrikada të vendosura nga elementë me të shkuar kriminale dhe tentativa për ndërhyrje aktive në territorin e  Kosovës nga ana e Serbisë, ka të bëjë me një logjikë agresioni të ngjashëm me skenarin në Ukrainë.  Por një gjë është e qartë, çdo acarim në Ballkan i shërben shpërndarjes së vëmendjes dhe të forcës euroatlantike. Pra, i shërben agresorit.   Në këto kushte, Shqipëria do të jetë e ndjeshme, por e matur, në mbështetje të dialogut, por shumë e kujdesshme ndaj integritetit të shtetit kosovar. Ne mbështesim fort dialogun Serbi-Kosovë, por nuk kemi harruar kush është agresori dhe kë ka agresuar. Nuk harrojmë as vuajtjet e sakrificat e popullit kosovar. Është më e vështirë për qeverinë e popullit të sulmuar, që as ka dëgjuar ndonjëherë ndjesë nga pala tjetër, të ulet në tryezë dialogu”, tha Bajram Begaj.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy