Begaj refuzon ftesën e Mitsotakis/ Kryeministri grek nuk ftoi Ramën në samitin e vendeve të Ballkanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Begaj refuzon ftesën e Mitsotakis/ Kryeministri grek nuk ftoi Ramën në samitin e vendeve të Ballkanit

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jenë në Athinë në 21 gusht me ftesë te kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, për të diskutuar rreth proçesit të zgjerimit dhe të ardhmes europiane të vendeve të rajonit. Në këtë takim do të jenë liderët e Kosovës, Maqedonisë se Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës si dhe presidentja e komisionit europian Vonë der Lyen dhe presidenti i këshillit europian Charles Michel. Por Shqipëria do të mungojë në këtë takim.

 

Edhe pse Athina zyrtare ka ftuar nga Maqedonia kryeministrin Kovacevski, nga Kosova kryeministrin Albin Kurti, nga Shqipëria nuk i ka dërguar ftesë shefit të qeverisë shqiptare Edi Ramës, por presidentit Bajram Begaj.

 

Advertisement

Por kryetari i shtetit shqiptar Begaj ka refuzuar  të marrë pjesë në takimin e organizuar nga kryeministri i Greqisë Mitsotakis.

 

Zyra e shtypit e kryetarit të shtetit ka sqaruar se ftesa  i është dërguar në 14 gusht, por një ditë më vonë presidenti Begaj ka sqaruar kryeministrin grek se për shkak të axhendës nuk mund të marrë pjesë në takimin e 21 gushtit.

 

Advertisement

Presidenca dhe kryeministria nuk kanë bërë asnjë koment në lidhje me zgjedhjen e kryeministrit grek për të ftuar kryetarin e shtetit dhe jo kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën dhe mungesën e Shqipërisë në këtë takim.

 

Por mediat greke vënë në dukje se klima politike mes Athinës dhe Tiranës zyrtare nuk është më e mira e mundshme, për shkak se po mbahet në paraburgim kryebashkiaku i zgjedhur I Himarës, Fredi Beleri.

 

Advertisement

Prej momentit të arrestimit të Fredi Belerit, Athinë zyrtare ka shprehur jo rrallëherë protestën e saj ndaj mbajtjes në burg të kryebashkiakut të zgjedhur, por shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama ka hedhur poshtë çdo akuzë duke vënë në dukje se çështja Beleri është çështje e drejtësisë shqiptare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy