Bëhuni gati për plazh! Fillon zyrtarisht vera, si do të jetë moti ditët në vijim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bëhuni gati për plazh! Fillon zyrtarisht vera, si do të jetë moti ditët në vijim

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë me dije si do të jetë moti këtë fundjavë dhe në fillim të javës që vjen.

Në një lidhje “Skype” me emisionin “7pa5” në Vizion Plus, Osmani ka thënë se temperaturat do të jenë të larta dhe do të mbizotërojnë intervalet e gjata me diell.

“Dita e premte mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që paraditja të jetë në ndikimin e kthjellimeve. Pjesa e dytë e ditës sjell kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Sa i përket temperaturave, mëgjesi ka sjell një rritje të lehtë, duke bërë që vlerat minimale të regjistrohen në 9 gradë Celsius, në qytete si Puka. Ndërsa maksimumet do të ngjiten në vlerën 33 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës do të vijojmë të kemi temperature të larta. Do të kemi maksimume deri nëvlerën 35 gradë Celsius. Edhe në orët e para të mëgjesit do të kemi rritje të vlerave minimale.

Advertisement

Fillim java vijon të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të kemi diellin present në pjesën më të madhe të ditës, në një pjesë të madhe të territorit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë të larta, me maksimume deri në 35 gradë Celsius”, tha Osmani. /vizionplus.tv

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy