
Kandidati për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, i cili garon me logon e PD, ka zhvilluar takime me tregtarët e vegjël të zonës së Xhamllikut të cilëve u shpjegoi programin e tij për kryeqytetin.
Bejko premtoi tregje të reja në të gjithë Tiranën për të eliminuar monopolet.
ROLAND BEJKO
“Do heqim monopolin e tregut që të ulen çmimet, se ai vendos çmime të larta”
Bejko u ka premtuar bizneseve edhe uljen e taksave në masën 50%.
“Në takimet me bizneset e vogla, më bën përshtypje, se taksat janë shumë të larta. Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erjon Veliaj i ka rritur në mënyrë të vazhdueshme taksat. Prandaj ne bashkë me eskpertët tanë do ti japim frymëmarrje biznesit duke ulur me 50% taksat”
Bejko u bëri apel qytetarëve që t’i besojnë votën Partise Demokratike për të ndryshuar Tiranën.