“Beleri”, Rama lë të hapur shkarkimin/ Kryeministri për “Kathimerini”: Nuk do bëja atë që bëri Mitsotakis

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Beleri”, Rama lë të hapur shkarkimin/ Kryeministri për “Kathimerini”: Nuk do bëja atë që bëri Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një prej gazetarëve të së përditshmes greke “Kathimerini” për të sqaruar çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, çështje e cila ka sjelle tensione në marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës zyrtare.

 

Shefi i qeverisë, Rama, përsëriti se mbajtja në burg e Fredi Belerit, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit me akuzën e blerjes së votave, nuk është çështje politike por është vendimi i institucioneve të drejtësisë, duke sjellë në vëmendje se të tre shkallët e gjyqësorit kanë refuzuar t’i japin leje për tu betuar si kryetar i bashkisë së Himarës.

 

Advertisement

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

“Ai është burgosur sepse në të tria nivelet e gjyqësorit të Republikës së Shqipërisë, në shkallën e parë, në Apel dhe në Gjykatën e Lartë, ai nuk u la i lirë. Ndaj, pyetja ime është shumë e thjeshtë: ‘Ku hyj unë dhe ku hyn qeveria shqiptare në të gjithë këtë?’”

 

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se aktualisht stafi i tij po shqyrton kuadrin ligjor dhe së shpejti ai do të vendose nëse Fredi Beleri do të shkarkohet apo ai do të qëndrojë si kryetari i zgjedhur i Himarës deri në fund të procesit gjyqësor.

 

Advertisement

“Sipas ligjit tonë, nëse një person i zgjedhur nuk paraqitet për bërjen e betimit për çfarëdo arsye – nuk është e përcaktuar – pra, kur nuk paraqitet për t’u betuar brenda 90 ditëve, i takon qeverisë të veprojë duke shkarkuar personin dhe duke vendosur një kujdestar në detyrë derisa të zhvillohen zgjedhjet e reja, të cilat shpallen nga Presidenti. Iu kam kërkuar juristëve të mi të përgatisin një opinion dhe nuk e di cili do të jetë. Instinkti im apo reagimi im i parë është se, ndoshta, do të na duhet të presim procesin gjyqësor, derisa të provohet nëse ai është fajtor apo i pafajshëm”

 

Ndërsa qartësoi pozicionin e Fredi Belerit në raport me sistemin e drejtësisë, kryeministri u tërhoq nga deklaratat e tij kundër Belerit gjatë fushatës elektorale.

 

Advertisement

“Ndonjëherë, në politikë, mund të thuash gjëra për të cilat nuk je krenar dhe në këtë fushatë, po, kam thënë disa gjëra për të cilat realisht nuk ndihem mirë, por nuk ndihem mirë, sepse kjo u lidh me atë që ndodhi, që nuk ka fare lidhje, fare. Arsyeja pse u tregova i ashpër me të ishte se ai bëri disa deklarata shumë, shumë të papranueshme, të tilla si “do të çonte përpara procesin e ndërprerë të helenizimit të Himarës”

 

Gjatë intervistës për “Kathimerinin” shefi i qeverisë, Rama, komentoi edhe vendimin e homologut grek Mitsotakis për të mos e ftuar në takimin e liderëve të rajonit një javë më parë.

 

Advertisement

“Nuk jam i fyer personalisht. Thjesht, unë nuk do ta bëja  atë që bëri ai e as nuk e imagjinoj të vihem në të njëjtën pozitë për të bërë diçka të tillë.”

 

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar për gazetën “Kathimerini” edhe procesin e negociatave për ndarjen e kufirit detar me Greqinë.

 

Advertisement

“Jemi marrë vesh në parim (për të shkuar në gjykatën ndërkombëtare). Tani duhet të kryer procedura. Presidenti duhet të japë një autorizim të ri për grupin negociator që të fillojë punë dhe, pastaj, duhet të përgatisim diçka të quajtur marrëveshje e përbashkët.”

 

Nga ana tjetër shefi i qeverisë, Rama, ka hedhur poshtë çdo akuzë se presidenti i Turqisë është përpjekur të ndikojë në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare dhe në negociatat për ndarjen e kufirit detar mes dy vendeve tona.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy