Benz-i del nga rruga, vdes shoferja 19-vjeçe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Benz-i del nga rruga, vdes shoferja 19-vjeçe

Një vajzë 19-vjeçe gjeti vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen vonë të martën në Fier.

Dalja nga rruga e një mjeti tip “Benz” në Bypass në fshatin Pojan, rezultoi fatale për drejtuesen e makinês, banuese në Tiranë.

Viktima është identifikuar si shtetesja me inicialet Xh.M, e cila vdiq rruges per ne spital. Ndersa pasagjeri me inicialet S.Xh, ndodhet ne spital.

“Sot rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy