Berat/ Kurban Bajrami falet në pedonale, Myftiu: Të ndihmojmë njerëzit në nevojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berat/ Kurban Bajrami falet në pedonale, Myftiu: Të ndihmojmë njerëzit në nevojë

Besimtarët myslimanë në qytetin e Beratit kanë falur sot Kurban Bajramin.Falja e madhe është kryer në Pedonalen “Republika”,ku besimtarët janë falur për mirësi,shëndet dhe fat për familjet e tyre.Falja e namazit të Kurban Bajramit,e cila është ndjekur nga qindra besimtarë beratas,ka filluar në orën 06:30 dhe është kryer nga Myftiu i Beratit,Baftjar Këllezi.

Në fjalën e tij Myftiu i Beratit,Baftjar Këllezi theksoi se Kurban Bajrami është është një ditë e veçantë ku të gjithë besimtarët duhet të ndihmojnë jetimët e njerëzit në nevojë.

Këllezi ka theksuar se, sot është dita ku të gjithë njerëzit duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe se Kurban Bajrami është dita e sakrificës dhe sinqeritetit.Në këtë festë të sakrificës,besimtarët i luten Zotit për më shumë paqe,bekim dhe harmoni, ndërkohë që pas kryerjes së riteve të faljes Kurban Bajrami festa vijon më pas në çdo familje beratase me drekën e madhe të Bajramit.

Simbolika e kësaj feste është bërja e një kurbani në shenjë falënderimi ndaj Zotit dhe shpërndarja e mishit të kurbanit të kryer për njerëzit dhe familjet në nevojë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy