Berat/ Motomjeti me shpejtësi hipën në trotuar dhe merr përpara kalimtarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berat/ Motomjeti me shpejtësi hipën në trotuar dhe merr përpara kalimtarin

Aksident i rëndë mesditen e kesaj te enjte në lagjen “Çelepias” në Berat,në vendin e quajtur rreth-rrotullimi i Ypsilonit.

 

Një motomjet me 4 rrota që ka qënë duke qarkulluar me shpejtësi,ka humbur kontrollin dhe ka hipur mbi trotuarin në anë të rrugës duke goditur e marrë zvarrë një kalimtar të rastit.

 

Advertisement

Si pasojë e aksidentit,janë plagosur rëndë: kalimtari Fejzi Skurrani dhe drejtuesi i motomjetit Shkëlqim Plakalliu.

 

Të dy të plagosurit janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat por për shkak të plagëve të shumta dhe gjendjes së tyre të rënduar,ata janë transportuar me ambulanca drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

 

Advertisement

Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu  në vendnngjarje për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë,që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar si pasojë e shpejtësisë me të cilën po qarkullonte motomjeti në hyrje të rreth-rrotullimit të Ypsilonit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy