Berisha: Aksioni opozitar do shtrihet në çdo skaj të vendit! Do ketë burgosje e sakrifica, por s’kemi rrugë tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Aksioni opozitar do shtrihet në çdo skaj të vendit! Do ketë burgosje e sakrifica, por s’kemi rrugë tjetër

Ish kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ka kërkuar mobilizim të demokratëve, për vijimin e aksioni opozitar.

 

Berisha në fjalën e tij ka thënë se beteja kudër qeverisë do të vijojë në çdo skaj të vendit, ndonëse sipas tij ky vendim do të ketë edhe pasoja nga pas.

 

Advertisement

Ish kryeministri më tej thotë se akuzat ndaj tij dhe dhëndrit erdhën pas bllokimit të seancën plenare nga opozita ditën e hënë.

 

“Protesta e deputetëve mund të shkonte deri në grevë urie. Me Ramën zgjedhje nuk ka. Ai ka krijuar mekanizmat për manipulimin e votave. Në Parlament na zhnderroi si njerëzit pa asnjë rol. Nuk na lejonte asnjë lloj aktiviteti. Komisionet Hetimore s’na i lejonte. Përveç mandateve që vjedh dhe nuk lejon rrotacion, ai do të zhvleresojë deputetët.

 

Advertisement

Ne do e vazhdojmë betejën në Kuvend. Rames do t’i bëjmë betejë në çdo skaj të vendit. Do kemi burgosje; sakrifica por s’kemi rrugë tjetër veç betejës. Nuk bëhemi  shumë pa nisur beteja. Kemi ndejt 2 muaj 500 vetë dikur në Bulevard.

 

Merita juaj është të mendojë për reagim ndaj regjimit. Akuzat ndaj meje, pasi reaguam në Kuvend. Ta kemi të qartë, nuk ka kthim pas deri në realizimin e qëllimit”, tha Berisha.

 

Advertisement

Ndërsa deputeti Bujar Leskaj ka thënë:

 

“Të shtohet( apel bashkimi)  në rezolutë shoqëria civile, intelektualët, ish të pëndjekurit

 

Advertisement

Të shtohet :: goditja ndaj Berishes si ish-Kryeminister dhe President   si dhe  Jamarber Malltezit si anëtarë i Këshillit Kombëtar që ka qenë zë i fortë publik duke denoncuar aferat korruptive të Qeverisë  ti denoncojmë si goditje të sigurisë juridike në vend.

 

Duhet ta kemi si dokument programativ dhe ta depozitojmë në çdo ambasadë dhe kancelari ndërkombëtare”.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy