Berisha akuza Ramës: Do të vrasësh PD, unë jam dëshmi e gjallë se opozita nuk mposhtet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha akuza Ramës: Do të vrasësh PD, unë jam dëshmi e gjallë se opozita nuk mposhtet

Kreu i PD Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur për incidentin që ndodhi në 6 dhjetor në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku Gert Shehu e goditi me grusht në fytyrë.

 

Berisha ka hedhur akuza sërish në drejtim të Edi Ramës, duke thënë se kryeministri po tenton të vrasë PD, por shtoi se ai është dëshmi e gjallë se kjo opozitë nuk mposhtet.

 

Advertisement

Tregoi se është i aftë për eliminimin e opozitës po unë jam këtu si dëshmi e pamposhtur e opozitës, si dëshmi për t’u përballur dhëmbë për dhëmbë me Ramën, i cili në traditën e etërve të tij mizor, baba ii tij që firmoste varjen në litar të kundërshtarit, dajos që urdhëronte varrosjen të gjallë të kundërshtarëve politik, jam këtu për t’i thënë se je i pashpresë se me asgjë nuk do arrish të mposhtësh opozitën e shqiptare. Jam këtu se me aktin korruptiv ke arritur të shesësh deklarata, deputetë, kryetar opozite, por ato kanë marrë fund, u arkivuan siç do arkivohesh ti në kohërat që vijnë.

 

Rama duke nxjerrë në mes të rrugës një kriminel, agjent të policisë, të përgatitur me ministrin e familjes që në kohëra të ndryshme ndaj të njëjtën bashkëshorte, mendoi se kjo është rruga për të triumfuar opozitës, po t’i mbledhësh të gjithë kriminelët, vrasësit, trafikantët, kurrë s’do mund të mposhtësh opozitën. Ajo që ndodhi, kam marrë mijëra mesazhet,  dhe ju garantoj që përgjigje tjetër përveç asaj që keni thënë ju nuk mendoj, një përgjigje solemne, kundër këtij armiku që nuk ka normë e as parim, zgjedh një ditë të rëndësishme për shqiptarët për të kryer krimin, për të besuar se ajo do shërbejë si mbulesë për të. Unë e fala Gerti Shehun për 2 arsye, se është një mjeran që merr para, e fala edhe sepse Gerti Shehu është në Kuvend, pse ai të rrijë në burg kurse këta në Kuvend të kapardisur”, tha Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy