Berisha akuzon Ramën për ‘Aktivistin’/ Sulm edhe ndaj ambasadorit britanik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha akuzon Ramën për ‘Aktivistin’/ Sulm edhe ndaj ambasadorit britanik

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi Partinë Socialiste se po e përdor për presion aplikacionin ‘Aktivisti’.

 

 

Gjatë një takimi një takimi me demokratët e kryeqytetit Berisha e cilësoi ‘Aktivistin’ aplikacion i terrorizmit dixhital.

Advertisement

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

“Është aplikacion talibanesk, që terrorizon një ushtri të tërë punonjësish. Por ai tregoi se me dhjetëra e dhjetëra gjykatës të partisë, dhjetëra e dhjetëra prokurorë të partisë, nuk kanë punë me drejtësinë, por kanë punë me drejtësinë.”

Advertisement

 

 

Gjatë takimit Berisha shpejgoi se opozita është vendosur nën sulm nga kryeministri Edi Rama, duke e mbështetur këtë akuzë tek lidhjet e shefit të qeverisë me ish-zyrtarin e lartë të FBI. Por kreu i PD ka artikuluar akuza të forta edhe ndaj ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim për qasjen e saj ndaj Partisë Demokratike.

 

Advertisement

 

“Qeveria e shndërroi Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, demokratët duhet të hanin bar. Por pse kjo? Korrupsioni, sepse McGonigal nuk është fenomen i izoluar.”

 

 

Advertisement

Berisha akuzoi për korrupsion edhe ambasadorin britanik në Tirane, duke e bërë atë përgjegjës për largimin e shqiptarëve drejt Anglisë.

 

 

 

Advertisement

“I them këtu ambasadorit Alastair-King Smith, korrupsioni yt me qeverinë është një nga shkaqet e dramës që zhvillohet në La Mansh dhe ftoj autoritetet britanike ta vijnë ta studiojnë këtu.”

 

 

 

Advertisement

Nga ana tjetër kryetari i Partise Demokratike akuzoi qeverinë se po pengon futjen e PD në zgjedhje duke i marrë peng logon.

 

 

 

Advertisement

“Ndaj dhe këto dy ditë që kanë mbetur, pavarësisht nga kushtet klimaterike, pavarësisht nga rrethanat, të bëjmë gjithçka për protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana dhe Shqipëria në vite dhe dekada.”

 

 

Krahas protestës së 11 shkurtit berisha ka lajmëruar protesta të tjera para parlamentit sa herë që deputetët të mblidhen në seancë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy