Berisha: Bashën do ta nxjerrim me pekule, blindat që futi në PD do ti çojmë tek shtëpia e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Bashën do ta nxjerrim me pekule, blindat që futi në PD do ti çojmë tek shtëpia e tij

Sali Berisha i bëri thirrje të gjithë demokrateve që nesër të mblidhen tek selia blu, për të mos lejuar deputetin Basha sic tha që të konfiskojë shtëpinë e demokrateve nëpërmjet akteve të rënda që ka bërë së fundmi.

 

Në qëndrimin e deputetit Basha del e qartë si drita e diellit se ai si pakicë kërkon të dhunojë shumicën dhe në një akt marrëzie kërkon të konfiskojë shtëpinë e demokratëve duke e trajtuar sikur ta ketë pronë personale. Pluralizmi politik është asgjësuar në brava e dyer të blinduara. Ftoj anëtarët e PD, 44 mijë dhe gjithë të tjerët që nuk morën pjesë në referendum dhe të gjithë ata që firmosën shkarkimin e Bashës, të bashkohen për revolucion paqësor. Garantoj të gjithë punonjësit e selisë blu se protestuesit nuk kanë hatër mbetje me to, por të qëndrojnë të qetë. Problemi i vetëm që kanë protestuesit është hapja e dyerve. Ndaj bunkerit përdoren mjete teknike paqësore, nuk do ta qëllojë kush me mjete luftarake, mes nesh nuk ka dhe s’do ketë kurrë armë. Bashën do e nxjerrim me pekule”.

 

Advertisement

Këmbënguljes së gazetareve se cila është forma që do të merret ditën e shtunë selia blu, Berisha iu përgjigj:

 

 

‘Nuk ka diskutim që dyert do të hapen në mënyrën më të vendosur që selia do t’u rikthehet demokratëve. Selia nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratët shqiptarë si njerëz të lirë të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg që e ka shëndrruar Edi Rama me pengun e  tij Lul Brava. Çdo blind do të ngarkohet me një kamion dhe do t’ja dërgojmë Bashës tek shtëpia tij dhe ti përdori për çfarë të dojë. Se ku do jetë Lul Brava është punë e tij, por në këtë ndërtesë nuk kërcënojmë njeri, përveçse mercenarët që ndodhen brenda në seli, e që unë I ftoj të dalin vetë prej aty.’- tha Berisha.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy