Berisha dëshmitar te “TIMS-i” përplas Gogun me Salianjin: Doni t’i jepni pafajësinë. Demokrati: Vetë e kërkuat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha dëshmitar te “TIMS-i” përplas Gogun me Salianjin: Doni t’i jepni pafajësinë. Demokrati: Vetë e kërkuat

Futja e ish-kryeministrit Sali Berisha në listën e dëshmitarëve ka sjellë debate gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Hetimor për rrjedhjen e rë dhënave nga sistemi “Tims”.

Toni Gogu u përplas me deputetin demokrat Ervin Salianji dhe deklaroi se opozita po përpiqet që të bëhet gjyqtari i Sali Berishës.

Por nga ana tjetër, Salianji i tha se ishin vetë anëtarët socialistë që kërkuan dëshminë e Berishës, Bardhit dhe Bashës.

Gogu: Kam vërejtje për planin paraprak të hetimit. Është plan i deformuar. Planin e hetimit e propozojnë ekspertet qe ne do t’i miratojmë sot. Doni të bëheni gjyqtari i Berishës, ndoshta dhe t’i jepni pafajësinë, por ky komision as nuk e ka në objekt pune të bëjë këtë gjë. Ky komision merret me hetimin e veprimtarisë së autoriteteve që mbrojnë TIMS. Nuk është misioni ynë të nxjerrim nga mjedise ku kolegë tanë, vuajnë masat e sigurimit që cakton drejtësia. Nuk marrim kompetenca të drejtësisë. Çdo përpjekje e juaj për tu bërë gjyqtari i Berishës të mos e ktheje këtë komision në një komision qesharak, pro të bëjmë atë që na ka ngarkuar ligji.

Advertisement

Salianji: Janë deklarata politike që s’kanë të bëjnë më punën e komisionit, ëndrrat që ju folët nuk janë objekt i këtij komisioni, mund të jenë objekt i fallxhoreve. Nëse ju keni sherr me njëri tjetrin nuk është problem i imi. Një kolege e komisionit, por edhe ju si nënkryetar i komisionit, keni propozuar. Duke pasur parasysh që kishit tre emra si propozime, unë për të pasur konsensus të gjerë, që në këtë komision jemi për të qenë përballë atyre që kanë ndërhyrë në komision për llogari të krimit dhe politikës. Plani është siç e kam deklaruar, me propozimet tuaj për thirrjen dëshmitar të Berishës, Bardhit e Bashës, apo cilindo që duhet të vijë japë llogari. Nëse ju merrni një akt dhe thoni përse se keni korrigjuar se na tërheqin veshin të partia, ca të bëj unë këtu. Nuk është faji im që u tërheq veshin vëllai i madh Edi.

Ndërkohë kujtojmë se më herët u caktua që në këtë komision të dëshmojnë edhe Sali Berisha. Kjo kërkesë u bë nga deputetja Blerina Gjylameti dhe u miratua nga kryetari i komisionit Ervin Salianji. Përveç Berishës, u ra dakord që të dëshmojnë edhe Lulzim Basha si dhe Gazment Bardhi.

Kujtojmë që Komisioni Hetimor Parlamentar për ndërhyrjet në sistemin “TIMS” nisi zyrtarisht punën më 2 prill me konstituimin e tij, objektin e hetimit dhe listën e personave që do të pyeten si dëshmitarë, për nevojat e hetimit parlamentar./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy