Berisha dhe dhëndri i tij në arrest shtëpie, Argita Malltezi: SPAK ka vepruar me urdhër të Ramës, Balla ka bërë kallzim të rremë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha dhe dhëndri i tij në arrest shtëpie, Argita Malltezi: SPAK ka vepruar me urdhër të Ramës, Balla ka bërë kallzim të rremë

Argita Maltezi ka dalë në një konferencë për mediat këtë të martë së bashku me avokatët Genc Gjokutaj, Sokol Mëngjesi dhe Klodian Skënderaj ku ka folur për vendimin e SPAK që ka lënë në arrest shtëpie ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Malltezi thotë se SPAK ka vepruar me urdhra politikë të Edi Ramës, teksa shton se kallëzimi i Ballës ka qenë i rremë.

“Sali Berisha dhe Arbi Malltezi jaanë në burg pa asnjë provë apo dëshmi që të tregojë se kanë kryer një rol në atë që njihet si çështja Partizani. Masa e arrestit me shtëpi ka për qëllim goditjen e opozitës, për qëllimet e vetë pushtetit. Çështja nisi nëpërmjet diktatit politik, teksa Taulant Balla bëri një kallëzim penal, që ngriti disa pretendime, që SPAK më pas tha se janë akuza të vlefshme.

Çështja filloi nëpërmjet diktatit politik. Balla në 2020 bëri një kallzim penal, që më pas rezultoi i rremë por SPAK i kthehu në pretendime të veta. 

Advertisement

Ligji njihet, është parim që njihet në të gjithë botën. Ky është kallëzim i rremë dhe Balla duhet të ishte në bankën e të akuzuarve. Toka ka qenë i rekujzuar , pra përjashton atë të shpronësimit. Është bërë një kallëzim për kallëzim të rremë për Taulant Ballën. SPAK nuk e ka marrë Ballën nën hetim për këtë vepër penale. Në çdo moment kur Rama ka bërë një presion publik ndaj SPAK për marrjen të pandehur ndaj Berishës, radha e veprimeve procedurale, SPAK ka intensifikuar materialet procedurale“, tha Malltezi.

Ajo theksoi më tej se Prokurori e Posaçme po përpiqet të krijojë një tymnajë në lidhje me detaje të dosjes, ndërsa shtoi se si pasojë e privatizimit, nuk ka pasur dëme financiare në buxhetin e shtetit, por e kundërta ka ndodhur.

“SPAK pretendon se pronarët u kujtuan për pronat pas 2005, në fakt pronarët e kërkuan që në ‘93. SPAK i ka pasur në dosje. U është dhënë e drejta e parablerjes, ka nisur pjesërisht kthimi i pronës.

Privatizimi i ndërtesave të klubit Partizani, që ishte detyrim ligjor, neni 7 i ligjit për pronat parashikonte pronat që nuk tjetërsoheshin. Por kishte një paragraf, që kur tjetërsoheshin automatikisht i ktheheshin pronarëve. Kjo ka ndodhur në 2005 nga qeveria socialiste.
Tymnaja që përpiqet të krijojë SPAK, tregon që klubi ka qenë jashtë funksionin. Një të akomodonte sportin dhe e dyta të gjeneronte të ardhura për shtetin.

Advertisement

Klubi ka qenë në pjesën më të madhe nga banorë informalë. Shfrytëzohej edhe informalisht nga biznese private. Shteti nuk merrte të ardhura, nuk ka asnjë dëm financiar nga privatizimi, përkundrazi pas privatizimit mori 800 mijë dollarë.

I vetmi dëm në financat e shteti ka qenë mosveprimi i Ramës për moszbatim të lejes së ndërtimit që e dha vetë. Janë 350 kontrata që tregojnë sigurinë e financimit nga shitjet”, tha ajo.

Ndërsa avokati Genc Gjokutaj, deklaroi se vendimi i dhënë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin është antikushtetues.

Sipas tij, ish-kryeministri Berisha ëhstë në arrest shtëpie me urdhër politik të Ramës, pasi nuk ka prova.

Advertisement

Vendimi ndaj Sali Berishës është antikushtetues. Masat e sigurisë janë vendosur pa marrë fare në pyetje Berishën dhe Malltezin, që është shkelje e Kushtetutës. Nuk u gjet asnjë provë ndaj Berishës dhe Malltezit, që të jenë fajtorë. Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie vetem me urdhër politik të Edi Ramës.

Kemi propozuar edhe që Berisha të shkojë në parlament, por edhe kjo kërkesë na është rrëzuar. SPAK dhe GJKKO janë bashkëpunëtorë, në një çështje të paligjshme. Edhe zvarritja e hetimeve bëhet me urdhër politik, që të humbet mandati i Berishës”, deklaroi Gjokutaj.

Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati tjetër i Berishës, Sokol Mëngjesi.

“Masat janë marrë pa autorizim nga Kuvendi. Nuk ka asnjë fakt penal ndaj Sali Berishës. Nuk thuhet askund se ku cënohen hetimet, nëse z Berisha merr pjesë në seancat parlamentare. Në këtë proces janë cënuar rëndë të drejtat njerëzore, ajo e lirisë së shprehjes, të drejtën për jetë private dhe familjare, e drejta e preuzemumit të pafajësisë.

Advertisement

Prsh në Francë kemi 3 ministra që dyshohen për korrupsion, por se nuk është marrë masë ndaj tyre, sepse preuzemumi i privatësisë është element tepër i rëndësishëm”, tha avokati Mëngjesi. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy