Berisha dhe Meta paditen për HEC-et/ Avokati Beqiri i akuzon për privatizime në shkelje të ligjit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha dhe Meta paditen për HEC-et/ Avokati Beqiri i akuzon për privatizime në shkelje të ligjit

Ish-kryeministri, Sali Berisha dhe ish-ministri i ekonomisë në vitin 2013, Ilir Meta, janë kallëzuar në SPAK nga avokati Idajet Beqiri, pasi sipas tij ata kanë privatizuar 4 hidrocentrale, atë të Ulzës, Shkopetit, Bistrica 1 dhe 2.

 

Nën akuzë nga avokati janë edhe 4 funksionarë të lartë të asaj kohe: të kallëzuar janë Edmond Haxhinasto, në cilësinë e ish-ministrit të Energjetikës, Ridvan Bode, si ish-ministër i Financave, ish-zv.ministri Sokol Dervishaj dhe ish-drejtori i Korporatës Energjetike Shqiptare, Engjëll Zeqo.

 

Advertisement

Avokati Idajet Beqiri, në kallëzimin që Vizion Plus disponon, i akuzon këta zyrtarë të lartë për krijimin dhe kryerjen e krimeve në kuadër të bandës së armatosur, fshehje dhe refuzim për të deklaruar pasurinë, korrupsion aktiv dhe pasiv dhe shkelje të barazisë në tendera.

 

Sipas Beqirit, pesë javë përpara se Berisha të humbte zgjedhjet e 2013, përmes disa manovrave institucionale dhe ligjore, duke nxjerrë 2 vendime te keshillit te ministrave, në bashkëpunim me personat e tjerë, krijuan kushtet që privatizimi të kryhej.

 

Advertisement

Avokati arsyeton se kjo përbën thyerje flagrante të ligjit të vitit 1998 që ndalon tenderimin e objekteve publike dhe shitjen e tyre.

 

Sipas kallëzimit këto objekte publike të krijuara që në kohën e diktaturës, ndonëse ndalohet të shiten, iu dhanë me 132 milionë euro më pak një kompanie private.

 

Advertisement

Dëmi në buxhetin e shtetit për këtë vepër penale është 10 milionë euro në vit. Në një kohë kur kanë kaluar 10 vite nga shitja e 4 hidrocentraleve, dëmi perllogaritet se ka shkuar në 100 milionë euro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy