Berisha: Dilni në protesta, Rama vodhi zgjedhjet e 14 majit me votues fantazmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Dilni në protesta, Rama vodhi zgjedhjet e 14 majit me votues fantazmë

Ish kreu i PD, Sali Berisha duket larg së pranuarit të humbjes së 14 majit, ndërsa nga foltorja e Kuvendit vijon akuzat ndaj qeverisë për tjetërsim të vullnetit të qytetarëve.

 

Berisha shprehet se 547 mijë vota ishin nga zgjedhës fantazmë, ndërsa nuk kanë munguar as blerjet e votave me zarfë.

 

Advertisement

Sipas Berishës e vetmja formë për të ‘luftuar’ Ramën është protesta, ndaj ftoi qytetarët që të protestojnë.

 

“Farsën e turpshme elektorale të 14 majit. Krahas dërgimit të 683 mijë të zarfeve në kundërshtim me ligjin dhe kartën e Kopenhagën, rritjen e rrogave për 180 mijë punonjës, për herë të parë në historinë e këtij vendi, krahas caktimit të kryetarit të koalicionit opozitar nga qeveria, një akt i shëmtuar që tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi. Komisioneve 6 me 1 apo 6 me 0, krahas qindra milionë eurove të shpërndara, që deformuan një rezultat, u përdor dhe një mekanizëm tjetër kriminal për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve. U përdorin zgjedhësit fantazmë që votuan potencialisht mbi 1 herë, dy apo tre herë në qytete dhe vende të ndryshme. Zgjedhësit fantazmë ishin në total 547 mijë të tillë. Në bashkinë e Vlorës arrinin në 29% të zgjedhësve të Vlorës, në Vorë, në Rrogozhinë 16, në Sarandë 35, në Përmet 29, në malësi të madhe 23 %, në Kurbin 30%, në Konispol 34%, në Has 18%, në Kamëz 21%, në Durrës 23, në Shkodër 16%, në Devoll 20%, në Delivë 34%, në Mallakastër 11%, dhe kështu me radhë. Është kjo ushtri e zgjedhësve fantazmë që u përdor për të mashtruar rezultatin e zgjedhjeve më 14 maj. Ka vetëm një rrugë që Rama të mos blejë me paratë e tuaj votën, ka vetëm një rrugë që Rama të mos përdorë zgjedhësit fantazmë kundra jush për të ndryshuar vullnetin tuaj, dhe kjo rrugë është vetëm protesta, protesta, protesta”, tha ai.

 

Advertisement

Ish kreu i PD humbi thellë në zgjedhjet e 14 majit, ku “bastionet” e tij si kurrë më parë iu dorëzuan kundërshtarit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy