“Berisha e ka prerë bileten”/ Bushati:Ai proteston se nuk e përfillin të huajt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Berisha e ka prerë bileten”/ Bushati:Ai proteston se nuk e përfillin të huajt

Ish-kreu i PS në Tiranë, Ervin Bushati tha në Quo Vadis se protesta e opozitës më 6 dhjetor nuk është një protest  por një përpjekje politike për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, mbajtja e protestës në këtë datë  është në dëm të Shqipërisë dhe Partisë Demokratike e cila është e marrë peng nga Sali Berisha.

Advertisement

“Protesta është qytetare por jo politike. Kur i bën një parti politike, nuk janë më protesta por evente elektorale. Partitë politike bëhen gati për ndeshjen e rradhës e fitojnë. Berisha në kushte normale do t’i takonte ata. A do të ishte normale që t’i takonte e të dilte në protestë po atë ditë? Ngaqë nuk i takon dot e s’ka për të takuar asnjë nga ata ai organizon protestë.

 

Ajo që është e dëmshme, në një ditë kur vijnë figura kaq të rëndësishëm është në dëm të Shqipërisë e Partisë Demokratike. Megjithatë Berisha do vazhdojë e do të kemi shumë surpriza të tilla antipolitike derisa të ketë kontroll të PD. Do humbasë me nder edhe në 2023 edhe në 2025.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy