Berisha: Edi Rama po zhytet në vasalitet, po mbështet aksin Moskë-Beograd

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Edi Rama po zhytet në vasalitet, po mbështet aksin Moskë-Beograd

Sali Berisha ka mbledhur në selinë e Partisë Demokratike, Këshillin Kombëtar. Në fokus të mbledhjes do të jenë diskutimet rreth situatës politike, si edhe aksioni opozitar që do të ndjekë Komsioni i Rithemelimit.

 

Kreu i PD, e nisi fjalën e tij me akuza ndaj kryeministrit Rama për të cilin tha se po zhytet drejt vasalitetit ndaj Presidentit serb dhe se po mbështet aksin Moskë-Beograd.

 

Advertisement

Berisha kritikoi qëndrimin e Ramës për mosdakordësimin me kryeministrin e Kosovës, ndërsa kërkesën e tij ndaj Vuçiç për njohjen e Kosovës, kreu i PD e quan të shumëzuar me zero.

 

Edi Rama çdo muaj zhytet gjithnjë e më thellë në vasalitet të plotë ndaj Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe Beogradit. Në rast se ju merni diskurin e tij të muajit të fundit, njeriun më të mbrojtur, më të cituar në rajon, Europë e botë në fjalimet e Edi Ramës, do të gjeni Vuçiç. Ky vasal i tij kalon nga samiti në samit, nga takimi në takim duke mbrojtur një Putin të vogël në rajon, duke i dhënë këshilla Europës dhe botës, duke justifikuar plotësisht rreshtimin e Serbisë me Rusinë dhe kundër sanskioneve të BE.

E vërteta është se prapa mbrojtjes që i bënë Edi Rama aksit, Moskë-Beograd qëndron vasaliteti i tij ndaj Beogradit dhe indirekt ndaj Moskës, qëndron shkelmimi që ai iu bën iteresave kombëtare të shqiptarëve. Edi Rama në mënyrë absolutisht antishqiptare por edhe cnjerëzore iu thotë shqiptarëve dhe botës se unë nuk bie dakort me Albin Kurtin për qëndrimin ndaj të shkuarës, nuk bie dakot me Vucic ndaj Kosovës, por nuk bie dakort me Albin Kurtin për qëndrimin ndaj të shkuarës. Kërkesën që ai i drejton Vucic për njohjen e Kosovës e ka të miratuar plotësisht nga padroni i tij. Në fakt Vuçiç nuk mërzitet nga kjo kërkesë dhe natyrisht e shumëszon me zero.”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy