Berisha, fushatë në Rrogozhinë/ “Shkëlqim Hoxha do t’i fitojë zgjedhjet në 23 korrik”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha, fushatë në Rrogozhinë/ “Shkëlqim Hoxha do t’i fitojë zgjedhjet në 23 korrik”

Në ditën që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi datën 23 korrik për ripërsëritjen e procesit elektoral në Rrogozhinë, lideri i opozitës Sali Berisha nisi fushatën në këtë bashki në krah të kandidatit Shkëlqim Hoxha.

 

Berisha u bëri apel demokratëve që takojnë çdo qytetar e ta bindin të mbështesë opozitën, edhe pse rrethanat janë të vështira, duke pasur parasysh se në këtë periudhë njerëzit largohen me pushime.

 

Advertisement

SALI BERISHA

 

ISH-KRYEMINISTËR

 

Advertisement

“Ne nuk po bëjmë gjë tjetër, vetëm po mbrojmë një fitore e cila u faktua në mënyrë të pakundërshtueshme, se e firmosën qytetarët e Rrogozhinës dhe të fshatrave, zonave përreth. Jam i bindur, se me punën tonë, me mundin, ne do bëjmë që edhe më shumë të firmosin më 23 korrik, Çim Hoxha të fillojë detyrën si një kryetar i Bashkisë Rrogozhinë. “

 

Berisha vuri në dukje se beteja e 23 korrikut do të jetë e vështirë përballë mazhorancës qeverisëse, por demokratët i kanë mundësitë ta fitojnë bashkinë e Rrogozhinës.

 

Advertisement

“Përballë nesh janë institucionet e një shteti, e një makinerie që mbjell frikë dhe që përdor të gjitha format. Na mbetet ne, të shumëfishojmë punën. Na mbetet ne, që me ato listat e zgjedhësve të trokasim në çdo derë, të takojmë çdo njeri që ka votuar për ne. Të takojmë çdo njeri që nuk pranon t’i merret në këtë mënyrë me njerëz të zhveshur nga çdo normë morale dhe ligjore, tjetrit fitorja nga duart.”

 

Në 14 maj kandidati socialist, Edison Memolla, fitoi bashkinë e Rrogozhinës me vetëm 20 vota më shumë se Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë fitojmë”.

 

Advertisement

Por sipas opozitës socialistët përdorën qendrën e votimit të burgut për t’i marrë fitoren Shkëlqim Hoxhës. Pas ankimit të opozitës në gjykatë, kolegji zgjedhor vendosi përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Rrogozhinës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy