Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Sekretare ideologjike e PS, përfaqëson mafien e George Soros

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Sekretare ideologjike e PS, përfaqëson mafien e George Soros

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur pasditen e sotme deklaratave të ambasadores Yuri Kim e cila pyeti kandidatët çfarë u ofrojnë votuesve në një kohë kur sponsori i tyre është non grata.

 

Gjatë një takimi me mbështetësit në Durrës, Berisha tha se Kim po bën sekretaren ideologjike të Partisë Socialiste.

 

Advertisement

“Deklarata sot e gurventaores shprehte këtë tronditje. Nuk i dalin kërkund hesapet. Mund të bëjmë shumë komente por do ju them vetëm një mesazh që më dërgoi miku im gjuhëtar. Më thotë Sali është përkthim nga shqipja në anglisht. Në shqip është deklaratë e Ramës. Ajo bën sekretaren ideologjike të Partisë Socialiste. E gjithë kjo përpjekje është e pashpresë. Si gurvenatore i lejon vetes të ndërhyjë në procese të brendshme elektorale. Këtu ajo përfaqëson mafien e George Soros. Një nga qëllimet e Soros është të prishë imazhin e SHBA te shqiptarët. Këtë nuk do e realizojë. Ne do ecim të vendosur të votojmë të lirë dhe të zgjedhim të lirë përfaqësuesit tanë brenda partisë ata që duam. Kush mërzitet nga standardet e lirisë i themi rrugë e mbarë”, tha Beisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy