Berisha i vendosur/ “Në 6 dhjetor, ora 12:00 të gjithë në bulevardin Dëshmorët e Kombit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha i vendosur/ “Në 6 dhjetor, ora 12:00 të gjithë në bulevardin Dëshmorët e Kombit”

Kreu i PD Sali Berisha është i vendosur për mbajtjen e protestës së opozitës në 6 dhejtor, ora 12:00 në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

 

Policia e Shtetit e refuzoi kërkesën e opozitës, ndërsa Bashkia Tiranë sugjeroi mbajtjen e tubimit në sheshin Skënderbej.

 

Advertisement

Por refuzimi i lejës nuk do e ndal opozitën të dalë në shesh, ndërsa në takimin me demokratët e degës nr.5 Berisha tha se opozita do jetë në rrugë kundër armikut të vlerave evropiane në Shqipëri, Edi Ramës dhe regjimit të tij.

 

Po të marrim se pse ne do të jemi në datën 6 në protestë, unë ftoj liderët e BE-së që ta marrin këtë prani, si një përshëndetje dhe nderim ndaj tyre vlerave të tyre. Por kjo është vetëm një anë e medaljes.

 

Advertisement

Ne jemi në rrugë e në shesh për të protestuar kundër armikut të vlerave evropiane në Shqipëri, Edi Ramës dhe regjimit të tij. Këtu nuk fshehim asgjë, përkundrazi, ne dalim në datën 6 për të ju thënë liderëve të Europës, se ky nuk përfaqëson jo popullin opozitar, por as popullin shqiptar dhe ky është një armik i të gjitha vlerave themelore mbi të cilat është ndërtuar shoqëria.

 

Është armik i votës së lirë të shqiptarëve, është një armik të drejtave të tyre, i identitetit, kulturës dhe pasurive të tyre publike, fondeve buxhetore dhe të ardhmes së tyre.

 

Advertisement

Në tërë historinë të ardhmen e shqiptarëve nuk e ka vjedhur kush më barbarisht se Enver Hoxha dhe Edi Rama.

 

Dhe me 6 dhjetor, ai që i thotë vetes shqiptar, ai që e ndjen veten shqiptar nuk mund të jetë tjetër, veç në protestë, në protestë të fuqishme kundër Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.

 

Advertisement

Në këtë kontekst, çdo demokrat e demokrate, e ka për detyrë më shumë se asnjëherë tjetër, të marrë çdo masë, të bëjë çdo përpjekje që të gjendet në orën 12:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në një protestë të paparë ndonjëherë në historinë e Tiranës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy