Berisha: Janë bërë pazare për reformën territoriale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Janë bërë pazare për reformën territoriale

Partia Demokratike do të prezantojë sot raportin për reformën territorial.

 

Në mbledhjen e grupit parlamëntar, Berisha tha se raporti është hartuar nga një grup pune, ndërsa thekson se reforma aktuale, ishte një dështim madhor që nxori në pah diskriminim qytetar.

 

Advertisement

Po ashtu, Berisha foli edhe për pazare që janë bërë me këtë reformë. “Kjo reformë ishte reforma e punësimit partiak. Në pazaret e mëparshme siç ka rezultuar, siç është bërë publike me të cilët PS nuk ka asnjë lidhje, me Edi Ramën ishte rënë dakord që të votohej vettingu dhe ai do të lëshonte katër bashki”.

 

Reforma territoriale është një nga dështimet madhore, dështim i cili nxori në pah diskriminim madhor të qytetarëve shqiptarë, pabarazinë e tyre na aksesin ndaj shërbimeve.

 

Advertisement

Një ndarje territoriale bazuar në dëshira partiake dhe në kundërshtim flagrant me kriteret e përcaktuara nga kongresi i autoriteteve rajonale të Evropës, në kundërshtim të hapur me interesat e qytetarëve shqiptarë. Kjo reformë është një dështim i madh, sepse ishte presupozuar që të lehtësonte barrën e administratës mbi qytetarët shqiptarë. Rrogëtarët që këta qytetarët paguajnë për njësi vendore.

 

E vërteta është se nga 420 bashki dhe komuna, sot në 61 njësitë e qeverisjes vendore, personeli, punonjësit që paguhen janë mbi 50% më shumë sesa nga ata që paguheshin në 320 njësi.

 

Advertisement

Kjo reformë ishte reforma e punësimit partiak. Në pazaret e mëparshme siç ka rezultuar, siç është bërë publike me të cilët PS nuk ka asnjë lidhje, me Edi Ramën ishte rënë dakord që të votohej vettingu dhe ai do të lëshonte katër bashki.

 

Pazar i papërgjegjshëm, jashtë çdo kriteri, përveç pazarit dhe biznesit. Si zakonisht, kjo ishte një Pazar sa për të kaluar radhën, sepse dje pseudomazhoranca deklaroi se nuk kemi asnjë detyrim dhe nuk do respektojmë asgjë” theksoi Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy