Berisha kundër amnistisë fiskale: Çunat do legalizojnë paratë e krimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha kundër amnistisë fiskale: Çunat do legalizojnë paratë e krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish kundër nismës së qeverisë për amnistinë fiskale.

 

 

Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, Berisha theksoi se amnistia bëhet me qëllim që të legalizohen paratë e drogës dhe krimit, pasi nuk ka shqiptarë të ndershëm, që qoftë edhe me dy punë të ketë bërë një pasuri prej 2 mln euro të padeklaruar.

Advertisement

 

“Paralajmëroj qeverinë se amnistia fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, për reputacionin e vendit dhe për rendin dhe sigurinë. Nëse siç shihet ka qëllim kryesor të legalizohen paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë se nuk ka shqiptarë të ndershëm i cili me punën e ndershme shtesë, qoftë edhe të paregjistruar, të mund të sigurojë 2 milionë euro kursime. Ka pra vetëm një synim që çunat të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj.

Me këtë proces, nuk ka diskutim se Edi Rama dhe grupi i tij do të kenë një taks veç asaj që kanë shpallur për shumat që do të lehgalizohen. Mbi të gjitha kjo është një shpërblim që njerëzit që merren me trafiqe nuk e meritojnë kurrë. Njerëzve të ndershëm ua u rrit taksat 23% këtyre që merren me aktivitete kriminale u thotë e keni 7 %.”, tha Berisha.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy