
Ish kryeministri Sali Berisha tashmë ka zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike.
Mësohet se Berisha nuk do të mbajë zyrën e ish kryetarit të PD, Lulzim Basha. Zyra e ish kryeministrit ndodhet në katin e katërt të godinës së selisë blu.
Advertisement
Futja në selinë e PD, e cila u kthye në arenë përplasjesh mes demokratëve në 8 janar të këtij viti, pasoi vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila njohu ndryshimet e Statutit të dala nga Kuvendi i 11 dhjetorit.