Vazhdon përplasja në distancë/ Berisha i përgjigjet Bashës për kullat në selinë blu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vazhdon përplasja në distancë/ Berisha i përgjigjet Bashës për kullat në selinë blu

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur PD e cila pak më herët përgenjështroi lajmin për ndërtimin e kullave në truallin e selisë së PD.

 

Berisha thotë se ky projekt është tregues e Basha dhe Rama po bashkëpunojnë.

 

Advertisement

 

“Pergenjeshtrim!

Lul Brava po kerkon te pergenjeshtoje lajmin e botuar ne mediat e vendit per nje kompleks gjigand e lluksoz kullash, i cili e zhduk seline e PD nga aty ku ndodhet, duke thene se ai projekt eshte firmosur nga une ne 2013.

 

Advertisement

Projekti qe une kam firmosur eshte ai i Xhamise se Madhe fillimi i punimeve te te ciles u inauguruan ne ate kohe ne prani te qindra besimtareve dhe nuk prekte seline dhe as oborrin e PD.

 

Projekti qe zbuluan mediat sot e zhduk seline e PD sepse do ndertohet aty ku eshte sot selia e PD, te SHQUP. Pervec Portit te Durresit, projekti per ndertim e kullave te PD i ben prap bashke Ramen dhe Bashen.

 

Advertisement

Duke denuar kete afere te paster korruptive kriminale Rama – Basha paralajmeroj keta bashkehajdute se selia e PD eshte tempulli i demokrateve shqiptar dhe kurre nuk mund te tjeteresohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar!”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy