Berisha miraton kandidatët e këshillave bashkiakë: Partia e Lirisë merr 240 pozicione

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha miraton kandidatët e këshillave bashkiakë: Partia e Lirisë merr 240 pozicione

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha ka miratuar listën e kandidatëve për këshillat bashkiatë për zgjedhjet vendore të 14 majit. Berisha deklaroi se formula e ndjekur është ajo në bazë të mesatares elektorale.

 

Sipas këtyre përllogaritjeve Berisha bëri me dija se Partia e Lirisë do të ketë në dispozicion 250 kandidatë, 20 për PBDNJ si dhe 6 për PDK.

 

Advertisement

“Partia e Lirisë ka marrë 240 vende. PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Dhe pjesa tjetër i takon Partisë Demokratike.

 

Nuk është e vërtetë se asnjë nga këto forca ti ketë marrë PD-së nga numri që ajo ka patur. Por alternimi është bërë dhe do të bëhet, sepse kanë patur përqindjet e tyre në këshilla”, tha ai.

 

Advertisement

Berisha shtoi se aplikimet për listat e këshillave bashkiakë kanë qenë të shumtë, por koalicioni me aletët e tij do t’i përmbahet dispozitave ligjore

 

“Në këtë koalicion është bërë e qartë që është marrë mesatarja elektorale për bazë dhe kjo është e ndershme plotësisht. Natyrisht ka patur degë që kanë patur edhe 1300-1500 aplikime. Këto vetëm nderojnë PD-në, sikundër shtrojnë para nesh detyrën e përzgjedhjes së metodës më të përshtatshme për zgjedhjen e tyre.

 

Advertisement

Primaret në një listë me 130 kandidatë do të shohim se çfarë përgjigje do tu japim. Unë ç’është e vërteta po punoja me anëtarë kryesie për një sistem primaresh, por nuk kisha parashikuar se mund të ketë edhe 150,  130 aplikime në një degë, për arsye se përfaqësimi duhet të ketë disa proporcione, duhet të respektojë gjininë që e ka përcaktuar ligji, dhe kjo është një gjë shumë pozitive. Ligji përcakton 50 me 50, por pastaj janë përfaqësime të tjera të cilat në këshillat e bashkive janë të domosdoshme, ose janë të rëndësishme”, shtoi ai.

 

Nga ana tjetër, PD zyrtare ende nuk ka marrë një vendim për zgjedhjet vendore të 14 majit. Kundërshtari direkt i opozitës, Partia Socialiste zyrtarizoi këtë të shtunën kandidatët për krerët bashkiakë si dhe për listat e këshillave bashkiakë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy