Berisha në “arrest shtëpie”, Paloka: Duhet të bëjmë 10-fish, synimi fitorja në zgjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha në “arrest shtëpie”, Paloka: Duhet të bëjmë 10-fish, synimi fitorja në zgjedhje

Pas mbledhjes së përbashkët mes deputetëve të grupimit të Berishës dhe Bardhit, PD ka mbledhur Këshillin Kombëtar të partisë.

Edi Paloka, ka bërë thirrje që më 20 shkurt qytetarët të mblidhen dhe të protestojnë kundër qeverisë.

Sipas tij, duhet të jenë të gjithë në terren. Ndërsa takimin e parë në selinë e PD-së pas 2 vitesh Paloka e cilësoi një hap të madh drejt bashkimit të gjithë strukturës së PD-së.

Paloka: Jemi në kushtet kur lideri i opozitës është në “arrest shtëpie”. Rama e ka përjashtuar pothuajse opozitën nga të gjitha mundësitë që ka një deputet për të reaguar. Grupi Palramentar do të vazhdojë qëndresën. Ka pasur dhe reagime nga mediet dhe institucionet ndërkombëtare, që i janë drejtuar Ramës me kërkesën për t’i plotësuar opozitës detyrimet kushtetuese. Në 20 shkurt për ne parësore është pjesëmarrja.

Advertisement

Forcën duhet ta tregojmë me pjesëmarrje. 20 shkurti është aty, kur të jemi me dhjetëra, mijëra në shesh. Si ka thënë Berisha “popullin një herë e drejton, një herë të drejton.” Detyra jonë është që më 20 shkurt të sigurojmë pjesëmarrjen më të madhe që kemi arritur ndonjëherë. Revolta dhe pakënaqësia ka arritur kulmin te njerëzit. Synimi ynë kryesor është fitorja në zgjedhjet e ardhshme dhe rrëzimi i këtij regjim. Tani që Berisha është në ato kushte (arrest shtëpie), ne të tjerëve na takon të bëjmë 10-fish. Sali Berisha është me ne, por na duhet të dhjetë-fishojmë punën tonë, që më 20 shkurt t’i tregojmë kujtdo se ne nuk pajtohemi më me diktaturën./vizionplus.tv

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy