Berisha: Nëse Rama do të kishte respekt për qytetarët e Kosovës, do të kishte njohur genocidin serb

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Nëse Rama do të kishte respekt për qytetarët e Kosovës, do të kishte njohur genocidin serb

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Ramën për mosnjohjen e genocidit serb në Kosovë.

 

Gjatë një konference me gazetarë Berish u shpreh se nëse Rama do të kishte sadopak respekt për qytetarët e Kosovës do të kishte njohur genocidin serb që u bë ndaj kosovarëve gjatë kohës së luftës.

 

Advertisement

Berisha premtoi se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet, genocidi serb dhe heqja e tarifës në Rrugën e Kombit do të jenë dy marrëveshjet e para që do të firmosen.

 

Edi Rama në qoftë se do të kishte minimumin e respektit për qytetarët e Kosovës, vuajtjen dhe sakrificën e tyre, martirizimin e tyre në më shumë se 150 vitet e fundit, duhet të shkonte këtë herë në Kosovë duke pas njohur genocidin ciklik serb në Kosovë. Janë 1400 qenie të pafajshme që u vranë e u dogjën vetëm e vetëm se kishin prindër shqiptarë në shtëpitë e tyre. Në këtë aspekt mohimi që ai i bën genocidit ciklik serb në Kosovë që fillon nga gjysma e dytë e shekullit të 19 dhe përfundon me operacionin Patkoi në 1999 është një akt akuzë shumë e rëndë për karakterin dhe ndërgjegjen kombëtare.

 

Advertisement

T’i mohosh këto është një lloj si të shkelmosh mbi shpirtrat, gjakun e tyre, por kur këta janë shqiptarë, kjo është forma më e lartë e tradhtisë kombëtare. Ndaj dhe unë mund të kem shumë probleme tjera për të shtruar sot në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kosovës, por zgjodha vetëm këtë, sepse edhe marrëveshjet, unë i ndoqa recitimet e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, në një kohë kur shqiptarët presin një marrëveshje, dyshtetësinë, apo shtetësinë sipas dëshirës, kjo është marrëveshja që presin shqiptarët, por këtë natyrisht, krahas njohjes së gjenocidit, do të jetë marrëveshja e parë, përvec heqjes së taksës në Rrugën e Kombit, që do të firmoset nga qeveria e ardhshme e PD. -u shpreh Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy