Berisha nga Dibra: Nuk do ketë as Skavicë dhe as tra në Rrugën e Arbrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha nga Dibra: Nuk do ketë as Skavicë dhe as tra në Rrugën e Arbrit

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi  sot një takim përmbyllës të fushatës së 6 marsit në Dibër.

 

Gjatë fjalës së tij, Berisha  premtoi se nuk do të lejohet projekti i Skavicës që sipas tij përmbyt Dibrën. Po ashtu ai tha se nuk do të ketë tra në Rrugën e Arbrit.

 

Advertisement

 

“Më 6 mars, Edi Rama vjen për të kërkuar votën tuaj me kandidatin e tij me dy fytyra. Njëra është një fytyrë me të cilën ai ka dëshmuar se jo qytetari, por qeveritari është në epiqendër të interesave të tij. Kurrë më shumë se gjatë qeverisjes së tij nuk është rritur varfëria dhe mjerimi.

Ai ka marrë përsipër t’i bëjë Dibrës atë që nuk ia ka bërë asnjë pushtues: të mbysë nën ujë Dibrën më pjellore, por edhe Dibrën historike, vend-origjinën e Skënderbeut, të mbysë nën ujë dhjetëra e dhjetëra fshatra, përfshi shtëpi dhe varreza. Përse? Për të prodhuar 100 kilovat energji më shumë në Skavicë.

Unë jam marrë jo pak me hidrocentralin e Skavicës, por kam arritur në përfundimin e prerë se ai nuk duhet të ndërtohet kurrë në variantin që përmbyt fshatrat e Dibrës.

Advertisement

Ju garantoj se nëse do votoni Premtim Kryemadhin, ai kurrë nuk mund të ndërtojë Skavicën pa qeverinë vendore.

Dy fjalë ju them për Rrugën e Arbrit: Ajo duhej të mbaronte në vitin 2015, e ka zgjatur 7 vite vetëm për praktika korruptive. Por të harrojë se do vendosë trau. PD në pushtet nuk do pranojë kurrë tra në Rrugën e Arbrit.

Ndaj votoni Premtim Kryemadhin që të çelim rrugën për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme dhe fitoren e PD. Me rikthimin e PD, do rikthehet universiteti. Rama do përfundojë aty ku e kanë vendin autokratët, kurse Dibra do ketë universitetin e saj. Betejën do e fitojë universiteti,” tha Berisha

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy