Berisha nuk jep dorëheqjen: Zgjedhjet i manipuloi Rama, ne do të rezistojmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha nuk jep dorëheqjen: Zgjedhjet i manipuloi Rama, ne do të rezistojmë

Lideri i opozites Berisha nuk do te jape doreheqjen pas humbjes se zgjedhjeve te 14 majit.

 

Ne nje komunikim me gazetaret berisha deklaroi se zgjedhjet u manipuluan nga qeveria nepermjet presioneve, parave dhe bandave, ndaj ai nuk do te largohet nga drejtimi i forces me te madhe politike te opozites.

 

Advertisement

SALI BERISHA

“Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin pa pasqyrë. Unë kurrë nuk tërhiqem para bandat të krimit shtetëror dhe joshtetëror.”

 

Lideri historik i demokrateve komentoi humbjen e Shkodres duke akuzuar mazhorancen socialiste per perdorim te bandave/

Advertisement

 

“Autokolona e Bajrëve me 3 BMW të blinduara, shëtiste rrugët e Shkodrës për të mbledhur vota për Benet Becin. Tom Doshi me milionat e veta. Shkodra nuk do pranojë kurrë kthetrat e krimit.”

 

Berisha shfrytezoi raportin paraprak te odihr per te mbeshtetur akuzat e tij per manipulimin e zgjedhjeve, duke cituar pjese te ketij raporti.

Advertisement

 

“zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë.Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve, ku me presione të të gjitha llojeve, Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimit.”

 

Berisha risolli ne vemendje se demokrateve iu mohua ne kete zgjedhje logoja e PD, u lane pa komisionere e numerues.

Advertisement

 

“Ajo, jo vetëm i konfiskoi vulën, jo vetëm e privoi nga të gjitha fondet që i takonin me ligj dhe Kushtetutë, por kaloi në aktin më absurd të mohimit të të drejtës së koalicionit për të zgjedhur kryetarin e vet, dhe i tmerruar nga emri i Sali Berishës, nuk lejoi regjistrimin e tij në listë.”

 

Lideri i opozites Berisha deklaroi se pas ketij rezultati ai do ti nenshtrohet votebesimit ne kuvendin e pd ashtu sic e kerkon statuti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy