Berisha nuk pranon humbjen: Ditë agonie për demokracinë, narkoshteti manipuloi vullnetin e zgjedhësve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha nuk pranon humbjen: Ditë agonie për demokracinë, narkoshteti manipuloi vullnetin e zgjedhësve

Ish kreyministri Sali Berisha disfatën historike në zgjedhjet vendore ia ka atribuar krimit dhe oligarkëve.

 

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se qeveria ka cënuar votën e lirë, duke theksuar se PS ka blerë votat dhe ka manipuluar rezultatin.

 

Advertisement

Ish lideri i PD shprehet se dita e sotme është moment agonie për demokracinë në vend dhe shton se dënon me forcë atë që i referohet si farsë elektroale.

 

“Janë të panumërta aktet, veprimet që dëshmojnë se gjatë këtyre muajve, narkoshteti zbatoi programin e asgjësimit të lirisë së votës, të blerjes së saj dhe terrorizimit të zgjedhësve shqiptarë. Kjo është një ditë e vështirë, një ditë e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Është një moment agoninë për vlerat demokratike në vend. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe, për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale e karakterizuar nga krimi shtetëror elektoral dhe krimi ordiner. Jam këtu gjithashtu për të bërë thirrje për të gjithë përfaqësuesit e opozitës në komisionet e numërimit të vazhdojnë me përkushtim detyrën e tyre, mbasi është në parimin dhe qëndrimin tonë të bëjmë gjithçka për mbrojtjen e votës së qytetarëve shqiptarë. Dënoj me forcë dhunën e përdorur në Kurbin ndaj një komisioneri për faktin e vetëm se duan me çdo kusht të diktojnë, të ndryshojnë rezultatin në këtë bashki si në shumicën e bashkive të vendit”, shprehet ai.

 

Advertisement

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” deri në këto momente ka fituar vetëm në 6 bashki të vendit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy