Berisha nuk pranon rezultatin: Zgjedhjet u vodhën nga qeveria, manipulim digjital monstruoz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha nuk pranon rezultatin: Zgjedhjet u vodhën nga qeveria, manipulim digjital monstruoz

Ish kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të pranojë rezultatin e zgjedhjeve në Vorë, Kamëz e Elbasan, duke akuzuar qeverinë se ka manipuluar zgjedhjet.

 

Berisha ka deklaruar se rezultati është gatuar elektronikisht dhe rezultati në Kamëz fakton gjithçka.

 

Advertisement

Berisha argument se ky pretendim mbështetet nga rezultatet e sondazheve të kryera, që sipas tij janë të sakta.

 

“Të dhëna të besueshme dëshmojnë se Kamza është manipulim digjital monstruoz. PD në vitin 2021 ka qenë 10 mijë vota para PS, në poll-in e posterit më të saktë të 13 viteve të fundit i bërë në fund të shkurtit, PD me PL ishin 14% para PS ndërkohë që manipulimi digjital e nxjerr sot PS 10 mijë vota para këtij koalicioni. Kjo është absolutisht një rezultat totalisht i gatuar në mënyrë digjitale dhe hidhet poshtë me vendosmërinë më të madhe. Shtoj këtu se Kamza është shtuar nga qeveria pa aprovimin e askujt dhe në kundërshtim me kërkesat për t’u votuar në mënyrë digjitale. Rezultati i Kmzës pasi u krahasuan rekordet elektorale dhe poll janë kryekput të manipuluara”, thekson ai duke shtuar se problemi digjital është totalisht në diskutim dhe dyshim të plotë.

 

Advertisement

Berisha theksoi se ka indicie të tjera që duhen verifikuar, të cilat sipas tij tregojnë se sistemi është zhvendosur në kontrolle të dyfishta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy