Berisha paralajmëron: Basha do të ketë probleme të tjera me Drejtësinë, belgët kanë të drejtë ta arrestojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha paralajmëron: Basha do të ketë probleme të tjera me Drejtësinë, belgët kanë të drejtë ta arrestojnë

Ish kryeministri Berisha prezantoi sot kandidatin e koalicionit “Shtepia eLlirise” per bashkine e Rrogozhines.

 

Lideri historik i te djathtes tha se cdo vote per kandidatin e PD shkon per Ramen ndersa paralajmeroi se Basha do perballet me te tjera telashe me drejtesine.

 

Advertisement

 

 U ngrit në një rast të vetëm në historinë e jetës së tij në parlament dhe deklaroi se do vinin paratë me Toyota. Ditën e shtunë, paratë erdhën, ata që duhej të shkonin, nuk shkuan dhe nuk u arrestuan. U hap hetimi, Edi Rama ia mbylli dosjen.Por ka një dosje që nuk e mbyll dot Edi Rama dhe kjo është dosja belge. I them Mister Bravës, bëj fotografi me cilin të duash, po dosja e Belgjikës dhe lidhja jote me organizatën kriminale do të dalë në dritën e diellit. Nuk ka forcë në botë që pengon prokurorinë dhe hetimin belg.Kur doli pas dy orësh hetimi, në të cilën u thanë dy gjëra, ky gënjen nën betim. Por problemi është se në drejtësi dënohesh po gënjeve nën hetim. E dyta, i thanë merr ndonjë avokat se do i kesh ditët e vështira. Doli e tha se kam besim të madh te njerëzit e ndershëm të BKH dhe SPAK. I thotë palës belge që nuk keni juridiksion të më hetoni mua.I them që kanë të drejtë të të hetojnë dhe të të arrestojnë. Sepse ka një konventë evropiane, në të cilën Shqipëria është palë dhe është e detyruar të ofrojë çdo ndihmë juridike. Prandaj lëri ato,”

 

Para mbeshtetesve te tij ne Rrogozhine, Berisha shtoi se rendesia e ketyre zgjedhjeve eshte kombetare.

Advertisement

 

Ta shndërrojmë këtë fushatë në fushatën e mbjelljes së shpresës. Ndaj të bashkohemi në këtë fushatë, së bashku, për t’i dhënë Shqipërisë shpresën e një fitoreje të thellë, e triumfit të opozitës së vërtetë, triumfit të votës së lirë.Këto zgjedhje në 6 bashki, vërtet janë zgjedhje vendore, vërtet zhvillohen në një pjesë të vendit, por rëndësia e tyre është kombëtare, e jashtëzakonshme.Me këto zgjedhje, qytetarët firmosin kthesën e madhe, firmosin shpresën e madhe, firmosin ndryshimin jetik për të ardhmen tonë.Në rast se ndaleni për një moment dhe përfytyroni Rrogozhinën, komunat, plazhin, ju gjeni këtu një mrekulli të vërtetë natyrore. Ju gjeni këtu njerëzit më punëtorë, të virtytshëm, ju gjeni këtu plazhet më të bukura të gjithë Adriatikut, tokat më pjellore të Shqipërisë.E megjithatë Rrogozhina braktiset dhe vazhdon të braktiset si e gjithë Shqipëria. Kjo nuk vjen se ne nuk kemi dashuri dhe mall për shtëpinë dhe trojet tona. Aspak. Por nuk përballen dot me jetën e përditshme dhe me varfërinë ku i zhyt çdo ditë një regjim plaçkitës dhe arrogant, që nuk do t’ia dojë për hallet e shqiptarëve,” tha Berisha.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy