Berisha: PD po përgatitet për protesta të fuqishme. Kjo betejë do përfundojë me rrëzimin e qeverisë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: PD po përgatitet për protesta të fuqishme. Kjo betejë do përfundojë me rrëzimin e qeverisë!

Partia Demokratike po përgatitet për pritesta të fuqishme të cilat kanë për qëllim rrëzimin e qeverisë.

 

 

Kështu është shprehur kryedemokrati, Sali Berisha në një takim me studentët në selinë e PD.

Advertisement

 

 

Berisha iu bëri thirrje të rinjve për të mbështetur çdo protestë që ka një kauz të drejtë, duke përfshirë këtu edhe protestën për vdekjen e 32-vjeçarit, Lear Kurti.

 

Advertisement

 

“PD po përgatitemi për protesta të fuqishme. Duhet të mbështesim çdo protestë të drejtë. Ju ftoj të jeni aty ku është kauza e drejtë. Kauza e Kurtit i përket çdo shqiptari, çdo të riu shqiptar. E patë ju? Po kthehej duke folur në telefon. Po kthehej rrugës. Pse duhet ta ndaloje? Kishte kallashnikov ai? Na mashtruan, thanë se po rrinte pranë një objekti të dyshimtë. Ai po kalonte në mes të rrugës dhe i dalin banditët për t’i marrë shpirtin. Dhe s’i japin ndihmën. Pasi e çojnë në agoni e lënë në komisariat pa i dhënë ndihmën. Nuk mund t’i pranojmë këto gjëra. Unë kam besim të madh tek ju se kjo betejë do të nisë dhe do të përfundojë me rrëzimin e kësaj qeverie e cila ka marrë të gjitha pushtetet duke dhunuar votën e shqiptarëve.“- tha Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy