Bëni Like Struga.info në Facebook


Berisha: Përgjimi, i manipuluar/ “Është njeë falsifikim për 21 janarin, i shërbyer nga Ardi Veliu”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Përgjimi, i manipuluar/ “Është njeë falsifikim për 21 janarin, i shërbyer nga Ardi Veliu”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë për materialet e publikuara në media, në lidhje me protestën e 21 janarit të vitit 2011. Sipas Berishës biseda mes drejtuesve te gardës, transkripti i së cilës u publikua javën e kaluar, është e manipuluar.

SALI BERISHA

Advertisement

KRYETAR I PD

 

“Së pari që unë të komentoj manipulimet e Ardi Veliut, harroje. Iu takon mediave të thonë të vërtetën e atij manipulimi. Nuk mund të komentoj unë disa tabela krimi që paraqiten si audio-përgjim dhe nuk u paraqit kund audio, por dëshmoj qartësisht se është një manipulim dhe një falsifikim, njëlloj si shiriti i 21 janarit, kur tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentralit.”

 

Advertisement

 

Berisha përsëriti qëndrimin e tij se protesta e organizuar nga Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë, ishte një grusht shteti.

Advertisement

“Edi Ramën do ta ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale për organizimin e asaj dhune. Ai është i faktuar si organizator në mënyrën më të pakundërshtueshme. Pjesa e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës. Është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare. Dhe janë dhënë dënimet e njohura deri më tani. Por, meqenëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut, i them lëri ato, hajde, hiq imunitetin se unë nuk kam imunitet për asgjë, dhe shko dëshmo për organizimin e puçit.”

 

Advertisement

Javën e kaluar në media u publikua një komunikim mes drejtuesve të gardës ditën e protestës së 21 janarit, ku binte në sy urdhri i ish-komandantit të gardës, Ndera Prendi, për të bërë gati armët për të qëlluar.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy