“Berisha po tallet me demokratët”/ Basha: PD sot u pastrua nga hijet e së shkuarës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Berisha po tallet me demokratët”/ Basha: PD sot u pastrua nga hijet e së shkuarës

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryedemokrati Lulzim Basha dha një prononcim për mediat, ku fillimisht falenderoi delegatët që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

 

Basha u shpreh se sot Kuvendi Kombëtar vendosi për të ardhmen e PD dhe gjithë Shqipërisë., ndërsa shtoi se PD është duke u pastruar nga hijet e së shkuarës.

 

Advertisement

“Dua të falenderoj përfaqësuesit e demokratëve, 5.400 sot që me praninë e tyre, përkundër të gjithë punës e presionit erdhën u mblodhëm, vendosën dhe zgjodhën të ardhmen. Ata vendosën të ecin përpara për PD, e mbi të gjitha për Shqipërinë. Falenderime për ta. E bëmë këtë sepse shqiptarët prisnin nga ne ndryshimin, ndryshimin e mohuar nga masakra zgjedhore, pritet ndryshim edhe më shumë nga ne sot. Shqiptarët panë se si demokratët zgjedhin me qytetari interesin kombëtar, atë të shqiptarëve, zgjedhin rrugën drejt së ardhmes, zgjedhin të lënë pas hijet e së shkuarës. PD është pastruar nga hijet e së shkuarës. Edhe jemi partia e vetme në Ballkan që njësojmë aleancën për demokracinë, me qëllim për të kthyer normalitetin e vet . Ky është fokusi ynë. Ka qenë fokusi ynë me betejën për vettingun e politikanëve”, tha Basha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy