Berisha prezanton Indrit Hoxhën për Bashkinë Vorë: Kandidatët e PS përfaqësojnë bandat kriminale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha prezanton Indrit Hoxhën për Bashkinë Vorë: Kandidatët e PS përfaqësojnë bandat kriminale

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha këtë të premte prezantoi kandidatin e tij për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxhën. Në fjalën e tij, ai kërkoi votëbesim të qytetarëve me zotimin se kandidati i tij do të punojë për të rritur mirëqenien e Vorës.

 

Në të njëjtën kohë, Berisha akuzoi kandidatët e kundërshtarit, për të cilët tha se mbajnë 2-3 emra. Sipas tij, kandidatët e PS për zgjedhjet vendore të 14 majit nuk përfaqësojnë socialistët, por bandat kriminale.

 

Advertisement

“Ne vijmë këtu me një kandidat që ju e keni votuar. Me kandidatin e Primareve, me kandidatët e lirisë. Për herë të parë në 32 vite, kandidatët nuk janë të kryetarit të partisë, apo të kryesisë, por të vullnetit tuaj. Për njeriun e lirë, kuptimi më i thellë i lirisë, dimensioni i saj i parë, është dinjiteti i njeriut. Ju garantoj se ju do të jeni vendimmarrës absolut për përfaqësuesit tuaj. Kjo është mirëpritur jo vetëm nga demokratët, por kjo praktikë, ndër më të avancuarat sot, është mirëpritur nga mbarë shqiptarët. Krahasoni Indrit Hoxhën dhe kandidatët e tjerë tanët, me ata të Ramës.

 

Ata të Ramës dolën pas mesnate nga zyrat e PS-së, pa u pyetur qoftë edhe një përfaqësues i PS. Kandidatët e tjerë janë kandidatë me 2-3 emra. Ata qytetarët normal nuk i pëlqejnë, përlqejnë që qytetarët të kenë 2-3 emra. Ata nuk përfaqësojnë socialistët, por krimin, bandat dhe organizatat kriminale shtetërore dhe joshtetërore. Ky është një dallim shumë i madh. Siç edhe jeni dëshmitarë kudo, nga jugu në very, nga lindja në perëndim, ka një epërsi të madhe morale nga ana e opozitës shqiptare. Kjo ka sjellë një frymë fitoreje, që Shqipëria nuk e ka patur ndonjëherë më të fuqishme që nga viti 92’. Ju garantoj se Indrit Hoxha do të jetë një shërbëtor i përulur i juaji”, tha ai.

 

Advertisement

Përballë Indrit Hoxhës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” qëndron alternativa e PS, Blerim Shera.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy