Berisha prezanton kandidatin për Klosin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha prezanton kandidatin për Klosin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë Berisha u ndal në Klos, ku kërkoi votat e qytetarëve për kandidatin, Bedri Hoxha.

 

Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se PD do futet gjithmonë në çdo palë zgjedhje dhe kjo si pasojë e ndryshimeve në statutin e partisë. Ai theksoi se PD nuk duhet të përsëris sërish gabimin e bojkotit të zgjedhjeve, njësoj si në vitin 2019.

 

Advertisement

“Gabuam kur nuk morëm pjesë në zgjedhjet lokale, por nuk gabojmë më kurrë. Kemi vendosur një nen në statutin e partisë, që PD merr pjesë në zgjedhje”, tha ai.

 

Në të njëjtën kohë, ish kreu i PD nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit Rama, për të cilin shprehet se ka instaluar monizmin në vend.

 

Advertisement

Ai kërkoi që qytetarët e Klosit të votojnë Bedri Hoxhën, në mënyrë që fondet publike të përdoren në dobi të kësaj zone

 

“Të bëjë gjithçka që secili prej jush, krahas vatrës familjare që keni, të keni edhe një shtëpi të vërtetë tuajën në bashkinë e Klosit. Të bëjë gjithçka që ai të përdore në mënyrën më transparente, më të drejtë, më të ndershme të ardhurat e kësaj bashkie. Të bëjë gjithçka për të sjellë në bashki donacione dhe ndihma nga organizata dhe vende partnere. Të bëjë gjithçka që pasuritë e komunave të Klosit, bashkisë së Klosit të shndërrohen në të mira dhe mirësi për banorët e kësaj bashkie”, tha ai.

 

Advertisement

 

Nga ana tjetër, KAS rrëzoi këtë të enjte kërkesën e Berishës për çregjistrim të PD nën firmën e Alibeajt. Kandidatët e dala nga Primaret e “Foltores” do të garojnë në 14 maj nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy