Berisha prezanton kandidatin për Mirditën: Lanë në burg gruan lehonë, nuk ndjejnë asgjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha prezanton kandidatin për Mirditën: Lanë në burg gruan lehonë, nuk ndjejnë asgjë

Kreu i “Foltores” edhe këtë të mërkurë ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Gjatë prezantimit të alternativës së tij për Mirditën, Berisha foli edhe për rastin e lënies në burg të gruas lehonë. Ai deklaroi se vjedhja i ka transformuar në gra dhe nëna të pandjeshme duke ia adresuar këtë fjalë vetë kryetares së Kuvendit.

 

“Po të shikoni atë, qeveria, aty pas qëndrojnë 10-12 zonja, në pamje të parë shumë mirë. Por a foli ndonjëra prej tyre për Dianën që e futi në burg lehonë, a e dëgjuat të thojë ndonjëra prej tyre një fjalë. Por çfarë janë këto? A janë nëna këto, a janë motra këto. I transformon vjedhja, vjedhja i bën ato që të mos ndjenjë asgjë për askënd, veç për xhepat, kontot e tyre. Unë dhashë një shembull dhe unë mund të jap me dhjetëra shembuj. Është kryetare parlamenti tjetra. Po kryetare parlamenti që pranon të burgoset për 250 mijë lekë lehona, por ajo duhej  ti çonte nga rroga e saj 20 herë ato lekë e jo të pranonte një akt të tillë”, u shpreh Berisha. 

 

Advertisement

Në të njëjtën kohë Berisha akuzoi Ramën për rritjen e kriminalitetit në vend dhe shtoi se autoritetet po asistojnë krimin.

 

Krijimi i kushteve të kalkulueshme që të tjerët të largohen nga zona ku banojnë është akt genocidi. A nuk u vra zonja 60-vjeçare në banak sepse Edi Rama çirret dhe vërtet të hanë kokat e njëri tjetrit sikur nuk ka shtet. Të hanë kokat e njëri tjetrit thotë ai kur ne paguajmë 15 mijë rrogëtarë me uniformë që më shumë asistojnë krimin se sa mbrojnë jetën e qytetarëve”, deklaroi ai.

 

Advertisement

Albert Melyshi është kandidati për të cilin Berisha kërkoi mbështetjen e qytetarëve duke e cilësuar si alternativën më të mirë që ata kanë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy