Berisha prezanton Zef Hilën në Vaun e Dejës: Rama diskriminues i veriut, nuk dha asnjë fond

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha prezanton Zef Hilën në Vaun e Dejës: Rama diskriminues i veriut, nuk dha asnjë fond

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha dhe këtë të martë vijoi prezantimin e kandidataëve të tij për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ndalesa e radhës ishte Vau i Dejës, nga ku Berisha akuzoi qeverinë se ka lënë në harresë veriun e Shqipërisë.

 

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se investimet e kryera në zonën e veriut nuk janë as sa 2% e atyre në bashkitë socialiste.

 

Advertisement

“Nëse ju merrni investimet që kjo qeveri ka sjellë në qarkun e Shkodër, në bashkinë e Vaut të Dejës, në Pukë janë absolutisht as 3% e të gjitha investimeve që ka dërguar të zemë, në dy bashki socialiste, as 3 % të tyre. Pak ditë më parë unë pashë banorët e Dukagjinit, duke protestuar me të drejtë për rrugën. Në vitin 2013, qeveria ka lënë të gatshme, në ndërtim e sipër rrugën Hani i Hotit-Vermosh që kishte shkuar deri në Tamarë, rrugën Shkodër-Dukagjin e cila kishte shkuar deri në Prekal, rrugën Bogë-Theth që kishte shkuar përtej Bogës dhe po shkonte për në Thethit”, tha ai.

 

Berisha krahasoi inevstimet në jug dhe veri të vendit si tregues se Rama ka diskriminuar këtë zonë.

 

Advertisement

“I dhashë këto shembuj për të thënë se Edi Rama është një diskriminues i veriut. Ka krijuar disa grupe të cilat vjedhin si shushunja, ju ditën dhe natën. 120 familje socialistë dhe kryesocialistësh futen në kundërshtim me çdo ligj, futi në ndihmë kryetari socialist vetëm e vetëm për të blerë vota”, shtoi Berisha.

 

Kreu i “Foltores” kërkoi votat e qytetarëve të Vaut të Dejës për të mbështetur kandidatin e tij, Zef Hilën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy