Berisha: Primaret kanë tronditur thellë Edi Ramën. Janë ‘pasaporta’ për hapjen e PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Primaret kanë tronditur thellë Edi Ramën. Janë ‘pasaporta’ për hapjen e PD

Sali Berisha ka mbledhur këtë të mërkurë kryesinë e Partisë Demokratike.

 

 

 

Advertisement

Dy kanë qenë çështjet madhore të mbledhjes, aksioni opozitar në tërësi dhe vijimësia e procesit të primareve në bashkitë e mbetura të vendit.

 

 

 

Advertisement

Sa iu përket primarve, kryedemokrati tha se janë një proces që po vlerësohet në të gjithë spektrin politik dhe se kanë tronditur thellë kreun e qeverisë, Edi Rama.

 

 

 

Advertisement

“Kudo kandidatët tanë në primare po paraqiten jo si të krahut tjetër, që jetojnë si me qenë në shpellat apo bodrumet e mafias, ku nuk e di kush janë dhe çfarë bëjnë, por tanët janë para simpatizantëve, janë më media dhe janë kudo. Me të vërtetë kanë arritur ta bëjnë këtë proces, një proces që ka ngjallur interes të veçantë te publiku. Një proces që po vlerësohet në të gjithë spektrin politik dhe një proces që në fakt ka tronditur thellë Edi Ramën dhe grupin e tij mafioz, që në vend të rregullave të demokracisë ka përcaktuar në partinë e tij rregullat e bosit të mafias, ku vendos vetë gjithçka, ku nuk ekzistojnë as forume dhe as vota e lirë.”

 

 

Sipas Berishës, primaret janë bërë tashmë pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor të Partisë Demoktratike.

Advertisement

 

 

“Primaret janë bërë tashmë pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor, palcor të PD-së. Ato kanë krijuar një impakt shumë pozitiv tek anëtarët dhe simpatizantët tanë, por në përgjithësi tek të gjithë shqiptarët që besojnë tek vota e lirë, dhe respekti tek individi. Shqiptarët kanë nevojë jetike për ndryshimin e PD-së, si parti e shpresës, besimit dhe të ardhmes. Ndryshimi natyrisht realizohet vetëm me vepra, me hapa konkretë.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy