Berisha protestë nga ekrani, fjalimi nga ballkoni do të transmetohet te mbështetësit në Bulevard

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha protestë nga ekrani, fjalimi nga ballkoni do të transmetohet te mbështetësit në Bulevard

20 shkurti shënon protestën e parë të opozitës ku Sali Berisha nuk do të jetë i pranishëm fizikisht, megjithatë lideri i opozitës do përcjellë një mesazh për të gjithë protestuesit duke shfrytëzuar teknologjinë.

Mësohet se lideri historik i demokratëve meqenëse ndodhet në arrest shtëpie, do të mbajë fjalimin nga dritarja e banesës së tij  dhe do të transmetohet në ekranin që do të vendoset para kryeministrisë.

“Sali Berisha e thirri protestën, Sali Berisha do ta udhëheqë protestën”, deklaroi Flamur Noka.

Por a do të jetë kjo protestë paqësore?

Advertisement

“Protesta është protestë.”

Noka u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen nesër opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të reaguar kundër korrupsionit të qeverisë, kundër situatës së vështirë ekonomike, kundër shndërrimit të parlamentit në noter të qeverisë

Detajet e organizimit të protestës ende pritet të përcaktohen, por kjo është protesta e parë ku shumica e PD dhe e opozitës është e bashkuar dhe për organizimin e saj kanë punuar Flamur Noka e Gazment Bardhi,  Ilir Meta e Fatmir Mediu, Vangjel Dule e Agron Duka.

Në protestë nuk do të dalë Lulzim Basha dhe demokratët që e mbështesin të cilët kanë deklaruar se nuk do ti bashkohen Sali Berishës në këtë tubim./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy