Berisha: Rama po vjedh zgjedhjet/ “Nuk do të njohim proces të manipuluar. Po bëjmë gati revolucionin”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Rama po vjedh zgjedhjet/ “Nuk do të njohim proces të manipuluar. Po bëjmë gati revolucionin”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi se nuk do t’i njohë zgjedhjet lokale të 14 majit, nëse procesi manipulohet nga qeveria.

 

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se ka të dhëna për deformimin e procesit elektoral që në këto momente duke bërë të qartë se Partia Demokratike nuk do ta pranojë rezultatin, nëse vullneti i qytetarëve nuk respektohet.

 

Advertisement

SALI BERISHA

 

KRYETAR I PD

 

Advertisement

“Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.”

 

Berisha përsëriti se duhet një revolucion për të rrëzuar qeverinë socialiste, pasi kryeministri Edi Rama nuk largohet me votë.

 

Advertisement

“Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve. Përgjigjia është vetëm një: vetëm revolucion.”

 

Kryetari i PD paralajmëroi rifillimin e protestave kundër qeverisë, e cila sipas tij po pengon regjistrimin e forcës kryesore të opozitës në zgjedhje me siglën e Partisë Demokratike.

 

Advertisement

“Protestat e fuqishme do jenë një drejtim themelor me të cilin ne synojmë të dridhim themelet e këtij regjimi të bazuar mbi krimin, vjedhjen dhe drogën.”

 

Berisha përsëriti akuzat edhe ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

 

Advertisement

“Ju ftoj që të mos i besoni asgjë asaj. Ajo, fatkeqësi e madhe që rastisi ambasadore në 100-vjetorin e marrëdhënieve tonë dhe punoi për të dëmtuar reputacionin e vendit të madh të lirisë. Dhe ia arriti. Gjithçka e bëri për dosjen e saj dhe interesat e saj personale.”

 

4 muaj larg zgjedhjeve lokale, Berisha pranoi se bashkimi i PD është i rëndësishëm, por duke ndarë demokratët që mendojnë ndryshe nga ata të cilët ai i cilëson pengje të kryeministrit Edi Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy