Berisha refuzon të merret në pyetje: Hajde të ndryshojmë Kushtetutën, por jo ta menderosim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha refuzon të merret në pyetje: Hajde të ndryshojmë Kushtetutën, por jo ta menderosim

Ish-kryeministri, Sali Berisha refuzon të paraqitet para togave të zeza, teksa këtë të martë pritet të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tij. Ish-lideri i PD argumenton se thirrja e tij nga GJKKO është në shkelje me Kushtetutën, për shkak të imunitetit të deputetit.

 

“E vetmja gjë që nuk pranoj është të shkel kushtetutën e vendit. Të ndryshojmë kushtetutën. Jam autori i ligjit që kjo mbrojtje të mos ekzistojë. Hajde të ndryshojmë Kushtetutën, por jo ta menderosim Kushtetutën”, tha ai. “Piramida e trillimit, mashtrimit, falsifikim do të shembet e u garantoj ju, siç ka ndodhur, e bazuar gjithçka në falsifikim, fshehje dokumentash e mashtrime. Nuk pengoj absolutisht asnjë proces gjyqësor”, shtoi ai.

 

Advertisement

Berisha u shfaq në selinë blu, ku gjatë prononcimit për median deklaroi se është i gatshëm të votojë ndryshime në ligj, ku çdo deputet apo zyrtar të trajtohet si qytetar i thjesht. Deri në këtë ndryshim të Kushtetutës, Berisha shprehet se nuk do ta shkelë atë, duke refuzuar marrjen në pyetje.

 

Gjykata e Posaçme e ka thirrur këtë të martë për të dëshmuar dhe për ta marrë në pyetje në lidhje me aferën e dyshuar korruptive për privatizimin e kompleksin sportiv Partizani.

 

Advertisement

Gjykata e Posaçme pritet që të zhvillojë seancën në orën 14:00 edhe pse Berisha duket i vendosur për të mos u paraqitur.

Më heret ndaj Berishës togat e zeza vendosën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe i bllokuan pasaportën që mos të dalë jashtë vendit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy